Po punohet për uljen e çmimit të roamingut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, paralajmëroi eurokomisari Varhejl

Pas heqjes së roamingut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, paralajmërohet ulja e çmimit të saj ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni Evropian përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor planifikon të mobilizojë deri 28 miliardë euro përmes fondeve dhe nxitjes së investimeve në rajon”, deklaroi eurokomisioneri Oliver Varhjel, që sipas MIA-s, u theksua edhe përpjeka që po bëhen në Bruksel për të ulur çmimin e roamingut, në kuadër të tregut të përbashkët brenda BE-së.

Ai sot mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku lavdëroi faktin që rajoni prej kësaj vere do ta heqë roamingun mes vete, duke përkujtuar edhe përpjekjet e deritanishme në nivel rajonal për afrim të standardeve të tregut, njohja e diplomave, trajnime, lehtësim të lirisë së lire të lëvizjes të njerëzve në rajon janë hapa të rëndësishëm drejtë standardeve të BE-së.

“Po shqyrtojmë mënyra se si ta integrojmë Ballkanin Perëndimor në tregun e vetëm në disa sfera, duam që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në krijimin e politikave para se të bëhen vende anëtare të plotfuqishme të BE-së”, theksoi Varheji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button