Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të kontrollojë informacionin mbi importin e derivateve toksike të naftës, pas njoftimit të IRL

Informacioni i publikuar nga Laboratori i Raportimit Investigativ – LRI, është i jashtëzakonshëm dhe urgjent, sepse ekzistojnë dyshime që derivatet toksike të naftës, të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin, janë importuar në vend në një periudhë të caktuar. Kjo u vlerësua nga ministrat e qeverisë në seancën e mbrëmshme. Sipas informacionit të LRI, karburanti i rrezikshëm u importua dhe u përdor si lëndë djegëse e ngrohjes në disa institucione shtetërore, si dhe kompani private vendase, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Qeveria iu qas me vëmendje informacionit shqetësues që u publikua dhe e ripohoi angazhimin e saj të vendosur se nuk do të ketë kompromise kur bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Për të sqaruar të gjitha çështjet, dilemat dhe dyshimet e ngritura nga publiku, me propozim të zëvendës kryeministrit të ngarkuar me luftën kundër korrupsionit, për zhvillim të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, u konkludua se është e domosdoshme që sa më shpejtë të bëhen kontrolle të rrënjësore dhe të hollësishme të të gjitha informacioneve të publikuara dhe të pa publikuara në lidhje me rastin në përputhje me kompetencat e secilit prej institucioneve për import, tregti dhe kontroll”, informuan nga Qeveria.

Për atë qëllim, Administrata Doganore është e detyruar të kryejë kontroll të brendshëm për këtë rast, gjegjësisht shqyrtojë sasinë e derivateve të theksuara të naftës që janë importuar nga viti 2018 deri në 2020, sipas të cilit kod doganor është kryer importi dhe nëse të dhënat në deklarata korrespondojnë me derivatin e​i importuar.

Nga ana tjetër, Inspektorati Shtetëror i Tregut, me Byronë e Standardizimit dhe Metrologjisë dhe laboratorin e lëvizshme të akredituar, duhet të kontrollojë cilësinë e derivateve të naftës dhe menjëherë të kryejë inspektime të jashtëzakonshme në kompanitë dhe institucionet që përdorin karburante të tilla.

Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor është ngarkuar të kryejë inspektime të jashtëzakonshme të kompanive, importuesve dhe përdoruesve të naftës dhe produkteve të tjera të naftës, ndërsa Ministria e ekonomisë duhet të kërkojë se çfarë ekzaminohet saktësisht gjatë importit, sipas Rregullores për cilësinë e karburanteve të lëngshme dhe nëse dispozitat zbatohen në përputhje me standardet evropiane.

“Qeveria ka udhëzuar të gjitha institucionet që përfshihen me këto kompetenca që të realizojnë kontrollet menjëherë, ndërsa informacionet të paraqiten brenda 14 ditësh. Publiku do të informohet rregullisht për të gjitha informacionet e reja në lidhje me importin e derivateve të naftës që dyshoheshin”, thanë nga qeveria.

Sipas episodit të parë të dokumentarit kërkimor LRI të botuar në YouTube në 16 maj, me titull “Komplot kundër ajrit”, ndër të tjera, theksohet se në vitet e fundit, mijëra tonë vaj djegës toksik, me pasoja vdekjeprurëse për shëndetin dhe mjedisin, i cili është i ndaluar për përdorim në BE, kanë përfunduar në Maqedoninë e Veriut. Importi në RMV ishte përmes një kompanie boshnjake dhe karburanti u dërgua në disa spitale dhe kompani. Si ndërmjetës gjatë prokurimit përmenden Emrat e disa biznesmenëve dhe politikanëve boshnjakë dhe vendas

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button