Besimi dhe Tejada nënshkruan harmonizimin e Marrëveshjes për shmangjien e tatimimit të dyfishtë me Zvicrën

Ministri i Financave Fatmir Besimi dhe ambasadorja e Zvicrës në vend Sibil Zutter Tejada nënshkruan Protokollin për harmonizimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës për shmangien e tatimimit të dyfishtë, në përputhje me konventën e re tatimore të Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD) dhe standardet e BEPS-it. Transmeton Portalb.mk.

Protokolli do të përforcojë dispozitat ekzistuese për shmangien e tatimimit të dyfishtë të tatimit mbi të ardhurat dhe tatimit mbi kapitalin ndërmjet dy vendeve, ku do të arrihet rritja e transparencës tatimore dhe trajtimi i drejtë tatimor.

“Përforcimi i dispozitave për shmangien e tatimimit të dyfishtë do të mundësojë përmirësimin e monitorimit të bazës tatimore dhe shpërndarjen e drejtë të fitimeve midis dy vendeve. Vendosja e rregullave të qarta për shmangien e tatimimit të dyfishtë si dhe parandalimi i përfitimeve kontraktuese në rrethana të papërshtatshme kanë rëndësi të jashtëzakonshme për bashkëpunimin ekonomik bilateral, si dhe për ndërtimin e sistemit të drejtë tatimor”, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ambasadorja e Zvicrës theksoi se kjo marrëveshje është në përputhje me standardet e fundit ndërkombëtare.

“Zvicra e mirëpret rishikimin lidhur me Marrëveshjen tonë për tatimim të dyfishtë e cila është në përputhje me standardet më të fundit ndërkombëtare dhe do të përforcojë marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve. Zvicra angazhohet në zbatimin e standardeve më të fundit ndërkombëtare në rrjetin e saj të marrëveshjeve për tatimim të dyfishtë”, tha ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut Sibil Zutter Tejada.

Protokolli parasheh harmonizimin e shkëmbimit të informacioneve midis organeve tatimore kompetente të të dyja vendeve sipas standardeve ndërkombëtare të parapara në konventën e OECD-së dhe standardet e BEPS-it, si dhe harmonizime që do të lehtësojnë zbatimin e proceseve të rregulluara me marrëveshjen në praktikë. Gjithashtu, protokolli synon zbatimin e standardeve të BEPS-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button