Zaev – Michel: Shpresojmë se me mbështetjen e kryesimit të Portugalisë me BE-në do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

Kryeministri Zoran Zaev sot në Bruksel është takuar me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Dy bashkëbisedues në takim u pajtuan se ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në anëtarësimin e plotë në BE dhe se për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të zbatohet vendimi njëzëri i vendeve anëtare të Unionit nga marsi i vitit të kaluar për fillim të negociatave qasëse për këto dy vende, transmeton Portalb.mk.

Zaev dhe Michel kanë shprehur optimizëm se me mbështetjen e kryesimit të Portugalisë, e cila investon angazhim të fuqishëm dhe vullnet të madh politik, do të hapet rruga që do të mundësojë që Bullgaria të kyçet në konsensusin për miratimin e kornizës së negociatave dhe do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare pa prolongim të mëtejmë.

Në takim u theksua se gjatë kohës së kryesisë sllovene, në tetor të këtij viti do të mbahet Samiti BE – Ballkani Perëndimor, i cili pritet të jetë investim i përbashkët për lidhshmëri e ndërsjellë më intensive dhe bashkëpunim i linjës së vlerave kyçe dhe principet e BE-së për kyçje më thelbësore të rajonit për projekte të rëndësishme rrjedhëse të Unionit në lidhje me transformimin klimatik dhe digjital.

Zaev dhe Mishel thanë se, mbështetja dhe bashkëpunimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në ballafaqimin me Covid – 19, pandemia dhe rikuperimi socio – ekonomik, do të vazhdojë me dinamikë të pangadalësuar, përfshirë edhe në aspektin e vaksinimin ku BE investon me rritjen e prodhimit dhe qasjes së vaksinave.

Dy bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar si të mirëseardhur angazhimin për përfshirje të vendeve të rajonit në debatin në kuadër të konferencës për ardhmërinë e Evropës, si rast veçanërisht i rëndësishëm që të dëgjohet zëri i shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button