Shilegov: Ligji për ndërtimet e egra është destimulues pasi paguhet dënim, legalizimi vetëm i shtëpive jo edhe i vilave

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilego, vlerëson se Ligji i ri i legalizimit të ndërtimeve të egra duhet të miratohet me ndryshime të caktuara në pjesën e objekteve në zonat e mbrojtura dhe parqe nacionale. Shilegov vlerëson se me këtë ligj për herë të parë dënohen ata të cilët kanë ndërtuar ilegalisht, me atë që nuk u lejohet legalizimi një euro metër katror, por çmimi i shërbimeve komunale në komunën e caktuar dhe plus 50 për qind dënim nga ai çmim, transmeton Portalb.mk.

“Për herë të parë në këtë shtet hyjmë për legalizim të shtëpive, jo të ndërtesave apo objekteve afarist që do të thotë nuk i mbrojmë interesat e biznesit të askujt. Deri më tani të gjitha rregulloret ishin në favor të atyre që nuk paguanin, tani qytetarët do të paguajnë për shembull 100 euro për shërbime komunale plus dënim 50 për qind, që do të thotë 150 euro. Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi infrastrukturë serioze shtetërore e cila nuk është e legalizuar”, tha Shilegov.

Në raport me dispozitën për legalizim në parqet nacionale dhe në zonat e mbrojtura me burime për ujë të pijshëm, Shilegov vlerëson se gjatë debatit dhe diskutimit në opinion duhet të ketë ndryshime.

“Që të shmanget ajo për të cilën u bë famë në opinion se do të legalizohen shtëpi uikendi në parqet nacionale, mund të bisedojmë të jenë vetëm për banime primare përkatësisht, nëse personi ka letërnjoftim në atë adresë. Nëse është shtëpi uikendi të mos mund të legalizohet. Maqedonia nuk është shteti i vetëm ku sillen ligje të këtilla, kemi edhe në vende nga Bashkimi Evropian, Spanjë në çdo 10 vite sjellin ligje të këtilla”, tha Shilegov.

Qeveria në seancën e djeshme vendosi që, debati publik për Ligjin për legalizimin e objekteve pa leje të vazhdojë, vendosi Qeveria, duke theksuar se do të marrë parasysh të gjitha vërejtjet për një zgjidhje më cilësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button