Për shkak korrupsionit, SHBA e futi në “listën e zezë” Sali Berishën dhe familjen e tij

Ish presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjarët e tij nga sot nuk do të mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kjo për shkak se atij i është ndaluar hyrja nga Departamenti i Shtetit të ShBA-së për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion, shkruan Portalb.mk.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në “Twitter” ka deklaruar se Berisha gjatë mandatit të tij qeverisës, është përfshirë në raste koruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.

Nga DASh gjithashtu janë shprehur se ish presidenti dhe ish kryeministri erisha ka përdorur pushtetin e tij për të pasuruar aleatët e tij në politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

Për këtë, u është ndaluar hyrja në SHBA, Berishës, bashkëshortes së tij, Liri Berishës, djalit të tij, Shkelzen Berisha dhe vajzës, Argita Berisha Malltezi.

“Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara”, shkruan “Blinken” në Twitter.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara theksojnë gjithashtu se në kurriz të hetimeve të pavarura, Berisha ka treguar se është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe gjithkënd që ka pasur afër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button