Filipçe: Në fillim të qershorit do të arrijnë 500,000 vaksina “Sinovak” dhe 100,000 “Pfizer” 

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se pritet që në fillim të qershorit përmes mekanizmit Kovaks të arrijnë 500,000 vaksina kineze Sinovak, si dhe 100,000 Pfizer . Në ndërkohë, çdo të hënë do të arijnë nga 10,000 vaksina Pfizer si rezultat i një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë midis shtetit dhe kompanisë për prodhimin e vaksinave, transmeton Portalb.mk.

Vaksinat ruse Sputnik V pritet të mbërrijnë në fund të muajit, por nuk është konfirmuar ende. I pyetur nëse dëbimi i diplomatit rus nga vendi mund të vonojë ardhjen e vaksinave nga Rusia, Filipçe tha se nuk pret një gjë të tillë, pasi deri më tani procesi i prokurimit të vaksinave ruse nuk është politizuar dhe ka pasur një marrëdhënie korrekte me ambasadorin rus në vend.

Lidhur me vaksinimin e gazetarëve, ministri tha se duhet të ndodhë javën e ardhshme. Sipas planit të imunizimit, vaksinimi i të moshuarve mbi 70 vjeç është afër përfundimit, përqindja e vaksinimit të të cilëve tani është 43.

Në pyetjet e gazetarëve lidhur me lehtësimin e masave kufizuese, Filipçe theksoi se nëse situata epidemiologjike lëviz kështu, atëherë në qershor me gjasë do të lejohet organizimi i dasmave në ambient të hapur me 50 përqind të kapacitetit të plotë. Komisioni për Sëmundjet Infektive do të shqyrtojë gjithashtu kërkesën e hotelierëve për lejimin e rritjes së numrit të personave në një tavolinë. Filipçe konsideron se është herët për të hequr masat për mbajtjen e maskës.

Ministri i Shëndetësisë informoi gjithashtu se nga java tjetër Maqedonia e Veriut do të lëshojë “green pas” me  QR kod,  që do të përmbajë kovid- informacione për qytetarin, gjegjësisht a ka marrë vaksinë, informacion në lidhje me test PCR, si dhe test për antitrupa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button