RMV, i ulët numri i rasteve pozitive në vend, 17 persona humbën betejën me virusin korona

Përkundër faktit që numri i të testuarve për Kovid-19 është i lartë (2,953) nga këto pozitiv kanë rezultuar gjithsej 87 persona ndërkaq betejën me virusin korona sot në Maqedoninë e Veriut e kanë humbur 17 persona kurse 197 janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej janë raportuar 17 humbje jete : 5 persona nga Shkupi (66, 71, 76, 79 dhe 80), 3 humbje jete nga Tetova (60, 70 dhe 73), 2 humbje jete nga Kumanova (73 dhe 82) dhe nga 1 humbje jete prej këtyre qyteteve nga Prilepi (58), Shtipi (58), Kërçova (81), Strumica (59), Gostivar (47), Resnja (80) dhe Bogdanci (70).

Rastet e reja:

• Shkup – 26
• Radovish – 9
• Kumanovë dhe Kratovë – nga 6 raste në secilin qytet
• Prilep – 5
• Manastir, Strumicë, Koçani dhe Kërçovë – nga 4 raste në secilin qytet
• Negotinë dhe Delçevë – nga 3 raste në secilin qytet
• Tetovë, Gostivar, Ohër, Strugë dhe Sveti Nikollë – nga 2 raste në secilin qytet
• Kavadari , Shtip dhe Kriva Pallankë – nga 1 rast në secilin qytet .

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

• Shkup – 91

• Prilep – 25

• Ohër – 14

• Kumanovë – 12

• Manastir – 10

• Veles – 7

• Strugë dhe Kavadari -nga 6 pacientë të shëruar në secilin qytet

• Shtip dhe Gjevgjeli – nga 4 pacientë të shëruar në secilin qytet

• Koçani, Kërçovë , Sveti Nikole dhe Vinicë – nga 3 pacientë të shëruar në secilin qytet

• Strumicë dhe Berovë – nga 2 pacientë të shëruar në secilin qytet

• Tetovë dhe Pehçevë – nga 1 pacient të shëruar në secilin qytet .

 

Deri tani, gjithsej 763,451 persona në vend janë testuar për Kovid-19, nga të cilët 154,891 kanë rezultuar pozitiv, 146,499 janë shëruar ndërsa 6,249 kanë ndërruar jetë. Aktualisht numri i rasteve active është 3,143.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button