Ueb faqja e Avokatit të Popullit të RMV jo funksionale: Së shpejti do të ketë faqe të re

Ueb faqja e Avokatit të Popullit tash më prej disa kohësh është jofunksionale. Në versionin e faqes në gjuhën maqedonase në ballinë janë ende aktivitetet e ish avokatit të popullit, Ixhet Memeti. Më poshtë janë të postuara aktivitetet e avokatit aktual, Naser Ziberi, por pa fotografi.

Ueb faqja e Avokatit të Popullit

Ndërkaq, versioni në gjuhën shqipe, në ballinë është ende një aktivitet i ish avokatit Memeti pa fotografi, ndërsa më poshtë janë të postuara aktivitetet e reja por, pa fotografi dhe linqet për të lexuar më shumë rreth aktivitetit nuk hapen fare.

Nga Avokati i Popullit thanë për Portalb.mk se kjo ndodh për shkak se është në përpunim faqja e re e këtij institucioni, e cila sipas tyre pritet që të jetë gati së shpejti.

“Ne kemi bërë ueb faqe të re, e cila momentalisht po mbushet. Ne i vendosim të gjitha gjërat, megjithatë kemi problem nuk mund të vendosim fotografi në faqe, për shkak se do të ndërpritet ajo faqe. Ne për një javë apo dy do të dalim me ueb faqe të re, koncept të ri, gjithçka të re dhe për këtë për momentin nuk mund ta lëshojmë se nuk është i mbushur. Megjithatë fanpage ynë në Facebook punon në mënyrë aktive”, thanë nga Avokati i Popullit.

Prej aty shtuan se, korona virusi ka ngadalësuar këtë proces.

“Korona virusi nga ngadalëson pak në këtë aspekt, megjithatë Avokati i Popullit shumë shpejt do të dalë me koncept të ri, ueb faqe të re. Ajo është bërë, momentalisht punohet në transferimin. Të gjitha informatat dhe të rejat për ngjarjet që i bëjmë i postojmë në faqen në Facebook”, theksuan nga ky institucion.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 61 vota “për” më 25 janar, e zgjodhi Naser Ziberin për Avokat të ri Popullit. “Për” votuan edhe 26 deputetë nga komuniteti jo-shumicë. Naseri u zgjodh në vendin e Ixhet Memetit, i cili ushtroi këtë post për dy mandate, përkatësisht 16 vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button