Botës i nevojitet paqe dhe jo luftëra e vrasje


Izraeli dhe Palestina duhet të përpiqen ta gjejnë rrugën për paqe dhe jo për luftëra e vrasje.
Izraeli deklaron për t’i vazhduar edhe disa ditë sulmet ajrore dhe tokësore ushtarake në Gaza.
Historia ka treguar se me vrasje qofshin ato edhe masive, kurrë nuk mund të asgjësohet një komb i tërë.
Këtë e kanë provuar mbi shpinë edhe vetë hebrenjtë gjatë Luftës së dytë Botërore, kur nga nazizmi u vranë miliona hebrenj të pafajshëm.
Lajmet nga bombardimet në Gaza informojnë për më shumë se 214 palestinezë të pafajshëm të vrarë, në mesin e tyre edhe dy mjekë, në mesin tyre edhe 68 fëmijë, 36 gra dhe më shumë se 1200 palestinezë të plagosur. Ndërkaq sipas raportimeve izraelite në Izrael ka vetëm 12 persona të vrarë nga raketat e militantëve të Hamasit.
Askush nga njerëzit me frymë të mirëfilltë demokratike nuk ka pritur që hebrenjtë, të cilët si komb që kanë pësuar aq shumë, sot të sillen me aq agresivitet ndaj popullit vendas palestinez, duke i dëbuar palestinezët nga trojet palestineze dhe duke ndërtuar koloni izraelite ku po i vendosën kolonët izraelitë, me të vetmin qëllim që t’i zgjerojë kufijtë e Izraelit.
Lypset të jemi të sinqertë dhe të drejtë, duke mos ia bërë qejfin askujt, por t’i themi troç të zezës e zezë dhe të bardhës e bardhë.
Ky konflikt ushtarak është tejet i rrezikshëm qoftë për Izraelin, qoftë për Palestinën, qoftë për paqen botërore.
Fitorja nga ky konflikti i armatosur dhe i ashpër do të jetë mashtruese dhe afatshkurtër, sepse Jerusalemi nuk është problem që mund të zgjidhet me luftë.
Në këtë çështje tërë bota demokratike duhet të jetë vigjilente, e sinqertë, e drejtë dhe reale.
Benjamin Netanjahu, kryeministri i Izraelit, këtyre ditëve duke iu drejtuar militantëve të Hamasit, deklaroi se, “S’mund të fshiheni, mbi tokë as poshtë saj”, që dëshmon epërsinë ushtarake të Izraelit.
Fitorja eventuale e Izraelit në këto rrethana do ta mbajë në vazhdimësi fitilin e ndezur për luftë të afër 2 miliardë myslimanëve në botë, dhe kjo përbën rrezik të vazhdueshëm për një paqe të qëndrueshme që i nevojitet Izraelit, Palestinës dhe Botës.
Thënia popullore dhe shumë domethënëse thotë, “Rrij shtrembër dhe fol drejt”, që don të thotë, që njeriu si mrekulli e Zotit duhet gjithmonë ta thotë të vërtetën dhe jo ta shtrembërojë atë.
Këto përleshje mes hebrenjëve dhe myslimanëve eskaluan pas ndërhyrjes brutale të policisë izraelite ndaj protestuesve palestinezë dhe përdhosjes së Xhamisë Al Aksa në Jerusalemin Lindor, që konsiderohet Xhamia e tretë e Shenjtë e myslimanëve pas Xhamisë në Meka dhe Xhamisë në Medine.
Nëse nuk arrihet armëpushimi kjo luftë do të merr përmasa edhe më shkatërruese e shfarrosëse, sepse edhe brenda Izraelit kanë filluar përleshjet ndërmjet hebrenjëve dhe myslimanëve që jetojnë në izrael, gjë që mund të çojë në një luftë të përgjakshme civile.
Dhuna dhe lufta janë skatërruese si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët, sepse kushdo që të fitojë momentalisht, fitili i luftës mbetet i ndezur edhe në të adhmen.
Në Palestinë nuk do të kishte as Hamas dhe as Hezbollah nëse nuk do të ekzistonte dhuna izraelite ndaj palestinezëve.
Për t’u arritur paqa dhe siguria ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, domosdoshmërisht duhet të zbatohet Traktati i Kudsit-Jerusalemit i nënshkruar 14 shëkuj më parë ndërmjet Omer Ibnul Hatibit dhe popujve që asokohe jetonin në Kuds-Jerusalem.
Amer Halid, studjues i fesë Islame në librin e tij me titull “ Omeri ndërtues i civilizimit”, nëpërmjet Omer Ibnul Hatibit, e sqaron me argumente çështjen e Kudsit-Jerusalemit.
Traktati i Kudsit-Jerusalemit i nënshkruar para 14 shekujve, tregon frymën e tij demokratike se në Jerusalem edhe sot ekziston mundësia që popujt sëbashku me besimet e tyre të jetojnë në paqe.
Ky Traktat është i ekspozuar në OKB, dhe në muzeumet e Nju Jorkut, Parisit dhe Londrës.
Hazreti Omerit para 14 shekujve në mënyrë paqesore i janë dorëzuan çelësat e Kudsit-Jerusalemit, dhe pas faljes së namazit në Xhaminë Al Aksa, u nënshkruajt Traktati midis myslimanëve dhe banorëve të atëhershëm të Kudsit-Jerusalemit.
Me këtë Traktat Hazreti Omeri ua pranoi të drejtat banorëve të atëhershëm të Kudsit-Jerusalemit, të cilët e kishin humbur betejën me të dhe ishin dorëzuar paqërisht.
Në këtë Traktat shkruan se, “Me emrin e Zotit të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirëplotit. Kjo është marrëveshje me të cilën robi i Zotit Omer Ibnul Hatabi, prijës i besimtarëve myslimanë u garanton banorëve të Kudsit-Jerusalemit; jetën, pasuritë, kishat dhe kryqet e tyre si dhe gjithçka fetare të tyre. Ai u garanton që kishat e tyre nuk do të përdoren si banesa nga myslimanët, as nuk do prishen dhe as nuk do cënohen. Nuk do tu cënohen as kryqet dhe asgjë nga pasuritë e kishave. Ata nuk do të detyrohen të braktisin fenë e tyre dhe as nuk do të dëmtohen”.
Në këtë Traktat gjithashtu thuhet se, “Asokohe në Kuds, nuk dëshirohej të banojnë hebrenjtë. Ky është një nga nenet e këtij Traktati, pasi hebrenjtë kishin bërë disa tentativa për ta shtënë Kudsin-Jerusalemin nën kontrollin e tyre. Kundër banimit të hebenjëve në Kuds- Jerusalem, ishte kërkesa e banorëve të të krishterë, që asokohe njiheshin me emrin Ilija”.
Ky Traktat lexohet dhe studjohet nga tërë institucionet dhe personat që interesohen për të drejtat dhe liritë e e njeriut, për bashkëjetesën dhe demokracinë.
Argumentet tregojnë se Kudsi-Jerusalemi është termometri i besimit, paqes dhe sigurisë në botë. Nëse Jerusalemi është i stabilizuar dhe i qetë, e tërë bota është e qetë, dhe nëse Jerusalemi është i trazuar, e tërë bota përfshihet nga trazirat.
Feja Islame është e bazuar në drejtësinë, tolerancën, barazinë, bamirësinë, mëshirën dhe humanizmin.
Kudsi-Jerusalemi është dëshmi, se ky Traktat i firmosur nga Hazreti Omeri është respektuar gjer në ditët e sotme nga ana e myslimanëve, sepse myslimanët janë paqedashës, humanistë dhe parimorë, ata besojnë tek vlerat e tolerancës dhe të bashkëjetesës.
Këtë Traktat largpamës dhe shembullor të Omerit dhe të Fesë Islame, për fat të keq sot janë duke e shkelur me ashpërsinë më të madhe okupuesit izraelitë, që i kanë okupuar territoret Palestineze, kanë dëbuar 3 milionë palestinezë, duke ndërtuar qendra të reja banimi në territoret Palestineze, duke i dëbuar në vazhdimësi palestinezët nga trojet e veta dhe duke kryer bombardime të tmerrshme dhe shkatërruese si përgjigje për çdo reagim të palestinezëve ndaj këtyre padrejtësive.
Paqa dhe siguria ndërmjet Izraelit dhe Palestinës nuk mund të arrihet kurrën e kurrës duke mbyllur sytë karshi veprimeve eksapnsionistë të Izraelit, i cili që nga krijimi si shtet në vazhdimësi është duke i dëbuar palestinezët myslimabë nga trojet e tyre për t’i zgjeruar kufijtë e Izraelit dhe për ta okupuar edhe tërë Jerusalemin.
Donald Trump, ish presidenti i SHBA-ve më 14 maj 2018 e dislokoi Ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem, gjë që shkaktoi konflikt fatal mes popullatës myslimane duarthatë dhe ushtrisë izraelite të armatosur gjer në dhënbë, si pasojë e së cilës u vranë 59 dhe u plagosën 2700 myslimanë. Ky veprim i indinjoi tejmase myslimanët dhe opinionin demokratik botëror.
Donald Trump, ish presidenti i SHBA-ve në prill të vitit 2019 e njohu edhe Rafshnaltën e Golanit si territor të Izraelit, me shpresë që lobi izraelit t’i ndihmojë që sërish të zgjidhet president.
Ndërkaq Beniamin Netanjahu, kryeministri i Izraelit deklaroi se, do ta aneksojë edhe Bregun Perëndimor, ku vazhdoi me dëbimin e palestinezëve myslimanë nga shtëpitë e tyre dhe ndërtimin e shtëpive ku vendosen kolonët izraelitë.
Vetëm një civilizim madhështor si ai Islam, vetëm një civilizim human si ai që e ndërtoi Hazreti Omeri, mundësuan që 14 shekuj më parë të nënshkruhet Traktati i Kudsit-Jerusalemit ndëmjet myslimanëve dhe banorëve të atëhershem të Kudsit-Jerusalemt.
Islami bazuar në udhëzimet kuranore është fe e paqes, drejtësisë, barazisë, sigurisë, bamirësisë, mëshirës, humaniznit dhe solidaritetit.
Në asnjë fjalë në Kur’anin Famëlartë nuk mbështeten padrejtësia, pabarazia dhe dhuna.
Nuk ekziston asnjë rast në botë që ndonjë mysliman të jetë konvertuar në ndonjë fe tjetër, pëkundrazu shumë persona të besimeve tjera fetare janë konvertuar në myslimanë.
Profeti Muhamed zen vendin e parë në mesin e 100 personaliteteve më të shquara në botë, mbi bazën e përhapjes së Kur”anit, mbi bazën e sakrificës, mëshirës, jetës modeste dhe ndihmës për të tjerët.
Majkël Hart, historian amerikan, në librin e tij “The 100, a ranking of the most influential person in history” (100 njerëzit më me ndikim në histori), e ka vendosur Profetin Muhamedi, të dërguarin e All-llahut në vendin e parë në historinë e njerëzimit, ku ka thënë, “E kam zgjedhur Muhamedin të jetë i pari në listën, edhe pse sigurisht do të habiten shumë për këtë përzgjedhje dhe kanë të drejtë, por Muhamedi është njeriu i vetëm në histori që ka pasur sukses në nivel fetar dhe të kësaj bote. Ai ishtë udhëheqës politik, komandant ushtarak, prijës fetar , dhe pas kalimit të 13 shekujve nga vdekja e tij, ndikimi i Muhamedit vazhdon të jetë i fuqishëm dhe i freskët”.
Profeti Muhamed është i dërguari i fundit i Allahut të Madhërishëm, të cilit Allahu ia shpalli Kur’anin Famëlartë si udhëzim për paqe, drejtësi, bamirësi, mëshirë e tolerancë për mbarë njerëzimin.
Profeti Muhamed e kishte urdhërin e Allahut të Madhërishëm që ta përhapën shpalljen e Kur’anit Hyjnor udhërëfyes për mbarë njerëzimin, si shpalljen e fundit nga Allahu, sepse shpalljet e mëparshmë të Allahut, Teurati përmes Isait (Jezusit) dhe Ungjilli përmes Musait (Moisiut) u devijuan dhe nuk u zbatuan tërësisht, as nga hebrenjtë dhe as nga të krishterët.
Profeti Muhamed edhe Perandorisë së Bizantit edhe Perandorisë së Përsisë, paraprakisht u dërgoi delegacione për t’i paralajmëruar se qëllimi i tij i vetëm ishte përhapja e fesë Islame si udhëzim nga Alllahu, që kishte për qëllim barazinë, mëshirën dhe dinjitëtit njerëzor.
Në Perandorinë e Bizantit dhe të Persisë në atë kohë ekzistontë një tirani absolute, e cila jetonte në luksin maramendës, ndërsa populli jetonte në vuajtje dhe mjerrim.
Vetëm pasi Perandoria e Bizantit dhe ajo e Persisë e refuzuan përhapjen e e Fesë Islame, Profeti Muhamed i sulmoi dhe i okupoi.
Ekzistojnë fakte e dëshmi se Profeti Muhamed para çdo beteje e paralajmërontye ushtrinë e tij që të mos i vrasin gratë, fëmijët dhe besimtarët që ishin duke ushtrtruar ritet e tyre fetare në objektet e tyre të kultit, cilatdo qofshin ato.
Të shpresojmë që te udhëheqësit izraelitë dhe te demokracia ndërkombëtare, më në fund të mbisundojë arsyeja dhe e vërteta, se dëbimi i palestinezëve nga trojet e veta është i padrejtë, dhe se për hir të paqes në lindjen e Mesme e më gjerë, duhet të ndërpriten luftimet.
Paqja midis Izraelit dhe Palestinës mund të arihet vetëm nëpërmjet të vënies në praktikë të Traktati i Jerusalemit të nënshkruar para 14 shekujve midis Hazreti Omerit dhe banorëve të atëhershëm të Kudsit-Jerusalemit, që përbën edhe çelësin për paqe, siguri dhe bashkëjetesë midis myslimanëve dhe hebrenjve, ndryshe paqe nuk mund të ketë.
Zoti kur e ka krijuar Botën e ka krijuar edhe riskun për çdo njëri dhe krijesë, por jemi ne njerëzit gllabërues e mëkatarë që kënaqemi duke ia marrur tjetrit riskun që i takon nga Zoti.
Po të kishte drejtësi mes Izraelit dhe Palestinës, po të respektohej Traktati i Kudsit- Jerusalemit, nuk do të kishte as dhunë, as luftime dhe as humbje jetësh të njerëzve të pafajshëm, në mesin e tyre edhe humbje jete të fëmijëve.
Palestina gjer më sot nuk e ka njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran, duke u vënë në krah të Serbisë kriminale agresore gjenocidale e vrasëse.
Palestina me këtë qëndrim të saj absurd, të turpshëm e të padrejtë ndaj Kosovës ka bërë gabim dhe mëkat të madh njerëzor, gjë që populli palestinez këta udhëheqës të saj duhet t’i dënojë duke mos i votuar më asnjëherë.