Tetovë, pas zvarritjes të punëve për një kohë të gjatë, ka filluar rikonstruimi i rrugës “116”

Pas zvarritjes së procedurës për fillimin e punëve për rikonstruimin e rrugës “116” në Tetovë, punët për këtë kanë filluar këtë javë, banorët e lagjes njoftuan se gjatë kësaj jave në atë lagje kanë arritur mjete punuese. Sipas kontratës të siguruar nga Portalb.mk, kjo rrugë duhet të përfundojë jo më vonë se 60 ditë nga dita e fillimit të punëve, që i bije nga muaji korrik, shkruan Portalb.mk.

Një nga premtimet gati dy vjeçare të komunës së Tetovës për rikonstruimin e rrugës “116” ka filluar të realizohet ditëve të fundit, banorët e lagjes njoftuan gazetarin e Portalb.mk se punët për rikonstruimin e kësaj lagje kanë filluar.

Mjete punuese në rrugën "116", Tetovë.
Mjete punuese në rrugën “116”, Tetovë.

Gjendja e kësaj lagje është në gjendje të keqe, plot me gropa dhe rrugica të pakalueshme, kjo për shkak se e njëjta nuk është asfaltuar me dekada edhe pse një gjë e tillë vazhdimisht ju është premtuar banorëve gjatë fushatave parazgjedhore.

This slideshow requires JavaScript.

Edhe pse kontrata ishte nënshkruar, punët për rikonstruimin e kësaj lagje vazhdimisht janë zvarritur

Në nëntor të vitit të kaluar, nga Komuna e Tetovës u shprehën se plani i tyre për rrugën “116” është që të fillojnë punët për asfaltimin dhe rikonstruimin të fillojnë në mars të këtij viti.

“Në mars planifikohet të fillojnë punimet, tash është duke u realizuar programi i infrastrukturës” deklaruan nga Komuna e Tetovës më datë 24 nëntor.

Sot që flasim, jemi në fund të muajit prill ndërsa punët ende nuk kanë filluar, autoritetet komunale arsyetimet vazhdimisht i kanë të ndryshme.

Pas kësaj, rikonstruimi i lagjes “116” në Tetovë  u premtuar edhe në prill të vitit 2021, atëherë nga Komuna e Tetovës na siguruan se punët do të fillonin me datë 24 prill, kjo nuk ndodhi.

“Po, punët për rikonstruimin e rrugës “116” në Tetovë do të fillojnë të shtunën” tha Armend Fazliu, zëdhënës i Komunës së Tetovës me datë 22 prill, 2021.

Kur pritet të përfundojë rikonstruimi i kësaj rruge?

Sipas kontratës në fjalë, të publikuar në sistemin për furnizime publike, bartësi i furnizimit publik që në këtë rast është kompania e lartpërmendur, është i detyruar që lëndën e kontratës, që është rikonstruimi i rrugës, ta realizojë në afat prej 60 ditëve nga dita e vënies së punëve, por nuk përcaktohet afat kohor për fillimin e punëve. 

Nëse punët shkojnë sipas planit, në fund të muajit korrik kjo rrugë duhet të jetë gati.

Ndërkaq, shuma e saj është 2,5 milionë denarë apo 40.633 euro.

Kontrata mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë Be-Grupa.
Kontrata mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë Be-Grupa.

Rruga 116 në Tetovë, e harruar nga viti 1991

Hera e fundit kur është shtruar me asfalt rruga “116” në Tetovë ka qenë para pavarësisë së Maqedonisë (1991), ajo aktualisht është në gjendje të tmerrshme.

Kjo rrugë është e mbushur përplot me gropa, asfalt të dëmtuar të cilat pamundësojnë kalimin e disa veturave të banorëve të kësaj lagje. Faktin se kjo rrugë është e lënë pas dore, e vërtetojnë edhe mbeturinat të cilat gjenden në secilin cep të kësaj lagje.

Banorët e kësaj lagje disa here me radhë kanë kërkuar nga institucionet kompetente që ta rregullojnë të njëjtën, mirëpo kërkesat e tyre nuk janë përfillur. Në nëntor të vitit të kaluar, banorët e kësaj lagje formuluan një kërkesë në të cilën nënshkrues ishin mbi 200 banorë të lagjes, me anë të së cilës kërkuan nga Komuna e Tetovës rikonstruimin e rrugës në mënyrë urgjente.

Megjithatë, përgjigjen nga Komuna e Tetovës këta banorë e morën disa javë më herët, pra me 1 vit vonesë nga ku edhe ua kishin dërguar kontratën e komunës me kompaninë për rikonstruimin e kësaj lagje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button