Policia ndërpreu një kanal për trafikim droge nga Shqipëria, përmes RMV-së me destinacion Greqinë

Tre shtetas të Shqipërisë u arrestuan dje pranë Resnjës në një aksion policor për parandalimin e një kanali ndërkombëtar për transportin e drogës narkotike nga Shqipëria, përmes Maqedonisë së Veriut, në Greqi. Siç njoftuan nga Ministria e Brendshme, në aksion janë konfiskuar 65 kilogram marijuanë me vlerë 200,000 euro, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, më 18 maj, zyrtarët e policisë nga Reparti për krime policore, Sektori për tregtinë e paligjshme të drogave, armëve dhe substancave të rrezikshme, në një aksion të përbashkët me Repartin për shtypjen e krimit të organizuar dhe të rëndë, Njësia për ndërhyrje të shpejtë dhe RPB Resnjë, është privuar nga liria K.K. (25), M.F. (28) dhe F.B. (42), të gjithë nga Shqipëria. Me këtë është ndërprerë një kanal ndërkombëtar për transportin e drogave narkotike nga Shqipëria përmes Maqedonisë së Veriut, me destinacion Greqinë, si destinacion përfundimtar.

Dje, në orët e mëngjesit, në rrugën rajonale nga Tërpejca për në Stenjë, përmes Parkut kombëtar Galiçica, u ndaluan dy automjete pasagjerësh të markës “Mercedes” me targa shqiptare, në të cilat ndodhej droga. Gjatë kontrollit të automjeteve, njëra prej të cilave drejtohej nga K.K, ndërsa bashkëudhëtari ishte M.F, ndërsa automjetin e dytë e drejtonte F.B, u gjetën dhe konfiskuan tre thasë të mëdhenj marihuanë, të paketuara në 44 pako.

Shtetasit shqiptarë u ndaluan, kurse pas urdhrit të prokurorit nga Prokuroria Themelore Publike – Resnjë, droga u dorëzua për ekspertizë, gjatë së cilës ishte verifikuar se bëhet fjalë për gjithsej 65 kilogramë marijuanë, ndërsa kundër tre personave në Prokurorinë Themelore Publike për krim të organizuar dhe Korrupsion sipas nenit 215 të Kodit Penal.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button