Rashkovski ka marrë nga 500 euro tarifë mujore prej një këshilltari qeveritar, Prokuroria hapi edhe një hetim kundër tij

Ish sekretari i Qeverisë, Dragi Rashkovski prej një bashkëpunëtorit të Qeverisë, i cili ka qenë i angazhuar si honorar, prej të ardhurave mujore prej 80.000 denarë, ia ka marrë çdo muaj nga 500 euro, ka zbuluar Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, njofton Portalb.mk.
Për Rashkovskin dhe dy të dyshuarit paraprak në rastin e furnizimit të softuerit, i cili nuk i është dashur MPB-së, Prokuroria ka hapur edhe një hetim, për furnizim të një softueri tjetër.
“Tre prej katër tanimë të dyshuar, kanë kryer edhe dy vepra penale për çka prokurori kompetent nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka miratuar urdhër të ri për zbatimin e procedurës hetimore kundër tre personave. I dyshuari i parë ngarkohet se në periudhën prej 2017-të deri në 2019-të gjatë zbatimit të procedurës për furnizim publik, i ndihmuar edhe prej dy të dyshuarve tjerë, e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar. Gjithashtu, i dyshuari i parë me paramendim i ndihmuar nga i dyshuari i dytë në periudhë 2019-2021 për vete ka përfituar pronë të paligjshme në shumë të madhe me çka të dy kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal. Në periudhën prej 2017-të deri në 2019-të, i dyshuari i parë, si person zyrtar gjatë zbatimit të procedurës për furnizime publike duke i shfrytëzuar momentet e njëjta, me paramendim ka kryer dy veprime me ndihmën e dy të dyshuarve të tjerë. Me veprimet e para në kundërshtim me parimin e kursimit, efikasitetit dhe shfrytëzimit efikas të mjeteve publike, operatorit ekonomik i kanë mundësuar që të marrë pjesë në procedurë për furnizim publik dhe të nënshjkruajë marrëveshje me vlerë prej 6.455.816 përfshirë 18% TVSH:, thonë nga Prokuroria.
Njëkohësisht, ekipi i hetuesve ka zbuluar se pa u respektuar dispozitat e Ligjit për Furnizime Publike, në gjysmën e dytë të vitit 2017-të, pa zbatuar procedurë të tenderit ,i dyshuari Dragi Rashkovski ka kryer pagesa në baza të ndryshme në ndërmarrjen e të dyshuarit të tretë, me vlerë prej 168.100 denarë ose 2.727 euro. Me atë e ka dëmtuar Buxhetin e Maqedonisë së Verit në vlerë të përgjithshme prej 6.623.916 denarë.
“Në periudhë prej majit të vitit 2019-të deri në shkurt të viti 2021, i dyshuari e ka shfrytëzuar autorizimit dhe me paramendim i ndihmuar nga i dyshuari i dytë, ka nënshkruar dy marrëveshje autoriale për çka të dyshuarit të dytë në nivel mujor i janë paguar nga 80.000 denarë. Në pajtueshmëri me marrëveshjen paraprake mes dy të dyshuarve, paratë janë ndarë në proporcion 5:3 në dobi të dyshuarit të dytë, me çka i dyshuari i parë për vete ka përfituar vlerë të përgjithshme prej 590.000 denarë”, thonë nga Prokuroria.
Sipas kësaj, Rashkovski çdo muaj ka marrë përqindje prej të dyshuarit të dytë, edhe atë nga 500 euro në muaj.
Bashkë me urdhërim, prokuroi publik ka dorëzuar kërkesë për vazhdimin e masave paraprake. Rashkovski është paraburgim në Shutkë prej 21 prillit, pasi që fillimisht më 16 prill i është caktuar paraburgim shtëpiak.
Kujtojmë se Dragi Rashkovski më 14 prill dha dorëheqje, për çka informoi publikun përmes një postimi në Facebook.
Pesë muaj më parë, Rashkovski u emërua sekretar për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve në zbatimin e programit qeveritar në kabinetin e kryeministrit – funksion i ri që u prezantua menjëherë pas largimit të tij si sekretar i përgjithshëm i qeverisë.
Pas lajmeve të botuara në media që kishin të bënin me softuerin për shkeljet në trafik të blerë nga Rashkovski, derisa ai ishte sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion muajin e kaluar hapi para-hetim. Në atë kohë, Rashkovski ishte për pushime në Meksikë.
- LEXO: LEXO: KShPK zgjeroi lëndën për Rashkovskin, hetim për prokurimin e dyshimtë publik prej 18 milionë denarë
- LEXO: “Prizma”: Edhe një honorarist qeveritar në rastin ‘Rashkovski’
- LEXO: Sipas KE-së, RMV ka ende shumë punë për të bërë për prokurimin publik, rasti me Rashkovskin pasojë e mos-reformimit
- LEXO: U publikua lista me 55 emrat e personave që marrin honorar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut
- LEXO: Prokuroria për rastin e Rashkovskit: Deri më tani nuk janë gjetur materiale për provimet në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë
- LEXO: Ish sekretari gjeneral Rashkovski është dërguar në burgun e Shutkës
- LEXO: RMV, i’u merret pasaporta dhe e drejta për të ushtruar detyrën dy personave të përfshirë në skandalin me blerjen e softuerit
- LEXO: RMV, 11 milionë denarë të shtetit janë keqpërdorur gjatë blerjes së softuerit për në komunikacion, vlerësojnë nga Prokuroria
- LEXO: Policia ka arrestuar Dragi Rashkovskin, prokuroria kërkon paraburgim (VIDEO)
- LEXO: Dragi Rashkovski dha dorëheqjen nga posti sekretar në kabinetin e Kryeministrit
- LEXO: Rashkovski vozit xhip luksoz, i cili nuk figuron në listën e tij anketuese
- LEXO: Prokuroria ka hapur procedurë para-hetimore për softuerin e Rashkovskit
- LEXO: Rashkovski për Fokus: Me familjen jam në pushime në Meksikë, nuk ka vend për sensacion
- LEXO: Rashkovski bleu softuer për gjobitje në trafik, ndërsa MPB-ja nuk di për të dhe as planifikon ta përdorë