Dhjetë shtetet e gjysmëfinales së parë që arritën të kualifikohen për në finalen e Eurovision 2021

Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e festivalit të madh evropian të këngës, Eurovision Song Conest.

Mbrëmja e zhvilluar direkt nga salla e madhe “Ahoy” në Rotterdam të Holandës, solli në skenën e saj gjigante plot 18 artistë nga 18 shtete të ndryshme, përcjellë Telegrafi.

Pas përfundimit të performancave, u hap zyrtarisht edhe votimi, ku shikuesit nga mbarë Evropa kishin mundësi që me votën e tyre të mbështesnin shtetin e preferuar.

Pesha e publikut në vlerësimin final është plot 50 për qind, ndërkohë që për 50 për qindëshin tjetër kujdesen juria profesionale e secilit shtet përkatës.

Si rezultat i votimit 15 minutësh dhe atë të jurisë finale, u nxor edhe rezultati final që çoi 10 shtete në finale, dhe la plot tetë të tjerë jashtë saj.

Shtetet që arritën të kualifikohen për në finalen e madhe që mbahet këtë të shtunë (22 maj) janë:

-Norvegjia
-Izraeli
-Rusia
-Azerbajxhani
-Malta
-Lituania
-Qipro
-Suedia
-Belgjika
-Ukraina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button