Arta Gashi Loxha: Arti është një mjet që më lejon të shprehem, kur fjalët nuk munden (VIDEO)

Arta Gashi Loxha është artiste nga Nju Jorku. Prindërit e saj janë emigrantë nga Shqipëria dhe Kosova. Megjithëse Arta është rritur në diasporë, ajo ishte e rrethuar me familjen e traditat e shqiptarëve. Arta gjithmonë ka qenë krijuese dhe shumë e apasionuar pas artit. Kultura shqiptare është një pjesë themelore e jetës së saj dhe ajo e përfshin atë në veprat e saja. Për Artën, arti është një mjet që e lejon të shprehet, kur fjalët nuk mundet, shkruan Portalb.

This slideshow requires JavaScript.

“Arti ka qenë gjithmonë në qendër të jetës sime. Unë diplomova në Shkollën e Mesme të Artit, “LaGuardia High School of Music and Art and the Performing Arts”, e cila është një shkollë e njohur, e specializuar në të gjitha format e arteve. Unë gjithashtu kam një BFA (Bachelor degree in Fine Arts) nga Hunter College në Manhattan. Veprat e mia janë botuar në një libër me poezi,  të quajtur “Anxiety’s Nest” nga Louis Romano. Gjithashtu, kam marrë pjesë në dy ekspozita arti në Manhattan, e para ishte “Black Roses in My Garden” në 2008, dhe e dyta ishte “Baklava and Beats” në 2018.” tha Arta.

Këtë verë Arta planifikon një ekspozitë shqiptaro-amerikane në Nju Jork. Në veprat e saj pasqyrohet kultura shqiptare, si veshja tradocionale, mitologjia, folklori e tjerë.

“Arti është një mënyrë për t}u shprehur. Është një mjet që të lidhem me kulturën dhe historinë time. Qëllimi im është të vazhdoj të krijoj vepra arti dhe shpresoj të frymëzoj të tjerët!” u shpreh Arta.

Mesazhi që Arta përcolli për të gjithë të rinjtë është:

“Ndjekini ëndërrat e juaja dhe keni besim në veten tuaj. Pasionet e juaja të fëmijërisë rikthehen gjatë jetës, thjeshtë kënaquni me to! Bëhuni kreativ dhe shprehuni në atë mënyrë që doni dhe jetojeni jetën e juaj.” Përmbylli Arta Gashi Loxha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button