Zaev nga Brukseli: Presim që konferenca ndërqeveritare të mbahet deri në fund të qershorit

Kryeministri Zoran Zaev përpara takimit me kryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë për siguri dhe politikë të jashtëm të BE-së, Zhozep Borell, deklaroi se në darkën që do të marrë pjesë do t’ua transmetojë liderëve të BE-së porosinë se pret që konferenca ndërqeveritare të mbahet që në mandatin e Portugalisë, njofton Portalb.mk.

Ai deklaroi se Maqedonia e Veriut i ka mbaruar të gjitha obligimet që dalin nga lista me kriteret për fillimin e procesit negociues përfundimtar për hyrje në Bashkimin Evropian dhe se atë Komisioni e ka njohur.

Zaev deklaroi se pret vendim për pranimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritar me BE-në që në mandatin e udhëheqësisë së Portugalisë me Unionin.

“Përfaqësuesit e BE-së e dinë dhe e kuptojnë se identiteti ynë maqedonas dhe gjuha maqedonase nuk janë dhe asnjëherë nuk do të jenë për negociata. E dinë dhe kuptojnë se as ka qenë, e as nuk duhet të jetë në tavolinën evropiane për negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE”, theksoi kryeministri Zaev në deklaratën nga Brukseli.

Zaev deklaroi se Maqedonia e Veriut në çdo moment është e gatshme dhe ka vullnet të mirë për çështjen nga karakteri bilateral me Bullgarinë në çdo kohë pa ndikuar në procesin e hyrjes së RMV-së në BE.

Ndryshe, Zaev, bashkë me pesë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor sot janë mbledhur në Bruksel për një darkë tashmë tradicionale të organizuar nga shefi i diplomacisë së BE. Ish-shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka nisur këtë praktikë të mbledhjes së udhëheqësve nga rajoni për të diskutuar situatën në rajon dhe marrëdhëniet e këtyre vendeve me BE – në një atmosferë më pak formale. Josep Borrell do ta vazhdojë këtë traditë.

“Ballkani Perëndimor është një çështje e madhe gjeopolitike për BE. Rajoni është pjesë e problemit, por edhe pjesë e zgjidhjes. Kjo është arsyeja pse ne duhet ta shohim atë nga një këndvështrim gjeopolitik dhe këtë do ta bëjmë në një darkë në Bruksel, në të cilën shpresoj se do të marrin pjesë të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë paraprakisht Borrell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button