fbpx

OKB: Si pasojë e sulmeve të Izraelit në Gaza mbi 52 mijë persona janë zhvendosur

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se mbi 52 mijë persona janë zhvendosur si pasojë e sulmeve të Izraelit ndaj Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Jens Laerke, në një konferencë për media në zyrën e OKB-së në Gjenevë foli lidhur me situatën humanitare në Gaza dhe territoret palestineze nën pushtim.

Laerke theksoi se Izraeli ka njoftuar se do të hapet Karem Abu Salem, pika e vetme kufitare tregtare e Rripit të Gazës, si dhe bëri thirrje që të hapet edhe pika kufitare Beit Hanoun.

Në pyetjen e gazetarit të AA-së lidhur me situatën e palestinezëve të zhvendosur si pasojë e sulmeve izraelite, Laerke theksoi se vazhdon zhvendosja e civilëve në Gaza.

“Mund të them se jam i sigurt që numri i të zhvendosurve është mbi 52 mijë. Këto janë shifrat e fundit që unë kam marrë”, deklaroi Laerke.

Më tej, Laerke njoftoi se 58 shkolla të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Rripin e Gazës janë strehimore për 47 mijë palestinezë të zhvendosur.

Duke përmendur edhe ndërprerjet e energjisë elektrike në Gaza, Laerke tha se rajoni mund të furnizohet me energji vetëm 6-8 orë në ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button