Deri më 1 qershor, ora policore në RMV do të vazhdojë të jetë në orarin 00-04

Masat aktive për kufizim të lëvizjes, gjegjësisht ora policore prej 00 deri në 04, do të vazhdohet deri më 1 qershor të vitit 2021, vendosi Qeveria e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

“Me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që masat aktive për kufizim të lëvizjes në vend që deri më 18 maj, t’i vazhdojë deri më 1 qershor të vitit 2021”, informojnë nga Qeveria.

Në përputhje me masat aktuale në fuqi, koha e lejuar për punë e objekteve gastronomike për punë me vizitorë/mysafirë në pjesën e hapur të objektit gastronomik (vetëm tarraca veror, kopshte dhe jo në pjesën e mbyllur) është deri në orën 23:30.

Të gjitha ngjarjet dhe evenimentet mund të mbahen në përputhje me protokollet e dedikuara, deri më 30% të kapacitetit të hapësirës së mbyllur.

Po ashtu, mund të kryhen edhe aktivitete nëpër objekte, sallat për ushtrime, qendrat e fitnesit dhe palestrat sportive.

Përndryshe, më datë 5 maj u vendos që ora policore e cila niste nga ora 21:00 të fillojë në orën 23:00. Ky orar duhej të respektohet prej 5 majit deri më 15 maj, megjithatë duke u bazuar në situatën epidemiologjike KSI dhe ShQK, propozuan paraprakisht lehtësim të masave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button