Qeveria e RMV-së e obligoi Ministrinë e Kulturës t’i paguajë mjetet për projektet e vitit 2020

Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi dhe miratoi informatën për konstatimin e gjendjes faktike nga kontrolli i kryer në projektet e zgjedhura në Konkursin Vjetor për financim të projekteve të interesit nacional nga fusha e folklorit, muzikës dhe veprimtarisë skenike dhe projektet interdisiplinare për vitin 2020 dhe e ka obliguar Ministrinë e Kulturës që të kryej pagesë të mjeteve për këto projekte me vlerë të përgjithshme prej 29.519.658 denarë edhe atë atyre shfrytëzuesve që në pajtueshmëri me kontrollin kanë dorëzuar dokumentacion të plotë për realizimin e projektit, njofton Portalb.mk.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut në afat ligjor të rregulluar me procedurë dhe pas zbatimit të kontrollit inspektues nga ana e Sektorit për Mbikëqyrje Administrative dhe Inspektuese në Ministri do t’i shfuqizojë marrëveshjet me ata shfrytëzues të cilët në pajtueshmëri me kontrollin nuk kanë dorëzuar dokumentacion të plotë dhe provë për realizimin e projektit dhe do të kërkojë kthimin e mjeteve të paguara”, thuhet në konkluzën e Qeverisë.

Nga Qeveria shtojnë se, në afat prej pesë ditëve nga dita e miratimit të kësaj informate, Ministria e Kulturës do t’i informojë Entin Shtetëror për Revizion, Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Drejtorinë e Policisë Financiare me qëllim, që në pajtueshmëri me kompetencat e saja ligjore, të kryejë kontroll të punës së Ministrisë së Kulturës në punën e bazës ligjore për nënshkrimin e marrëveshje dhe anekseve të marrëveshjes më 24.07.2020.

Ndryshe, ndërprerjen e pagesave e miratoi Qeveria në fillim të muajit shkurt dhe e udhëzoi Ministrinë e Kulturës që të thërrasë inspektim financiar. Qeveria obligoi Ministrinë e Financave, përmes Sektorit për Inspektimin Financiar, të kryejë kontroll në Ministrinë e Kulturës, e cila u obliguar që pas kryerjes së kontrolleve financiare të informojë Qeverinë. Bëhet fjalë për  projekte nga Programi vjetor për projekte me interes publik në kulturë, i cili u miratua gjatë mandatit të ministrit të mëparshëm të Kulturës Hysni IsmailiIrena Stefoska është ministre e Kulturës që nga 31 gushti i vitit 2020.

Shkrime në lidhje me temën:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button