Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancë vendosi për veturat e reja, legalizmiin e objekteve dhe kanabisit, masat Kovid-19 dhe çështje tjera

Në seancën e 71-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u vendos për kontroll të informacioneve të (pa) publikuara deri më tani në lidhje me importin e derivative të naftës, transmeton Portalb.mk.

Raportohet që debati në lidhje me cilësinë e naftës, vjen pas hulumtimeve të IRL-së, për importin e naftës toksike. Informacionet nga institucionet e ndryshme në lidhje me këtë rast, duhet të dorëzohen brenda 14 ditëve.

Debati publik për Ligjin për legalizimin e objekteve pa leje do te vazhdojë, vendosi Qeveria, duke theksuar se do të marrë parasysh të gjitha vërejtjet për një zgjidhje më cilësore.

Kufizimet për lëvizje që janë aktive deri më tani për shkak Kovid-19, do të vazhdojnë deri më 1 qershor, vendosi Qeveria. Në seancë, Qeveria vendosi të përgatit thirrjen publike për mbështetje financiare të foto-studiove dhe qendrave të fitnesit, në kuadër të pakos së gjashtë.

Për legalizimin e kanabisit, Qeveria vendosi që të formojë Grup Pune, ku një nga rezultatet planifikohet të jetë edhe formimi i Agjencisë për kanabis.

Qeveria vendosi që të blejë 45 vetura përmes blerjes lizing me kohëzgjatje prej 36 muajve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button