U pezullua nga detyra drejtori i Burgjeve të Kosovës

Nehat Thaçi është pezulluar nga pozita e  drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, raporton Kallxo. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

“Sot, kemi pranuar vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për pezullimin nga detyra të z. Nehat Thaçi – Drejtor i Përgjithshëm i SHKK-së”, ka thënë Sallahu.

“Ditëve në vijim presim ftesat nga KShVD për prezantimin e fakteve tona që e mbështesin kërkesën tonë për shkarkimin e z.Thaçi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së”, ka shtuar zv.ministri në Facebook.

Para rreth një muaji, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka inicuar procedurat e shkarkimit të drejtorit të Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi në Këshillin e Vlerësimit dhe Disiplinës. Kjo për shkak të dhënies në shfrytëzim të pronës së ish-motelit “Vicianum” në Vushtrri.

Drejtori i SHKK-së, Nehat Thaçi në një përgjigje për KALLXO.com, kishte thënë se Ministria e Drejtësisë ka zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike, duke shtuar se procesi është krejtësisht i pastër dhe i ligjshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button