fbpx

IEA: Shkalla zero e gazrave të dëmshme do të arrihet vetëm me ndryshime radikale në prodhimtari të energjisë

Agjencia ndërkombëtare për energji (IEA) të martën njoftoi që gjasat për të arritur shkallën zero të emetimit të gazrave të dëmshme, deri në gjysmë të këtij shekulli, janë duke u zvogëluar nëse bota nuk bën ndryshime radikale në mënyrën e prodhimit, shfrytëzimit dhe transportit të energjisë, shkruan biznes portali Seebiz.eu, përcjell Portalb.mk.

Për t’u arritur qëllimet e përcaktuara në paktin global për klimë i vitit 2015, ndër të cilat është edhe kufizimi i rritjes së temperaturës globale në maksimum 1,5 gradë celsius, në krahasim me kohën para-industriale, nevojitet që emetimi i gazrave serë deri në vitin 2050 të ulet në zero.

Në rritje është numri i vendeve që dëshirojnë të arrijnë zero shkallë të emetimit të gazrave serë, por edhe po ta arrijmë atë tërësisht, ende, bota në vitin 2050 do të ketë 22 miliardë tonelata dyoksid karbonik, që do të shkaktojë rritje të temperaturës deri në vitin 2100 për 2,1 gradë celsius, në krahasim me kohën e zhvillimit industrial, thuhet në raportin e IEA-s, që duhet të shërbejë si udhëzues për raundin e radhës të negociatave për çështje klimatike më nëntor të këtij viti në Skoci.

“Neto shkallë zero i emetimit të gazrave serë është objektiv i vështirë, mirëpo i realizueshëm. Nëse deri në vitin 2050 dëshirojmë ta arrijmë atë, atëherë nuk na nevojiten investime të reja në impiante të naftës, në projekte të gazit ose të thëngjillit”, tha drejtori ekzekutiv i IEA-s, Fatih Biroll.

Vitin e kaluar temperaturat e ajrit ishin ndër më të lartat, ndërsa ngrohjen globale dhe shfaqjen e të gjitha dukurive ekstreme kohore, shkencëtarët ia përshkruanin emetimit të zmadhuar të gazrave serë, duke përfshirë edhe dyoksid karbonin prej derivateve fosile, siç janë thëngjilli, nafta dhe gazi.

Emetimet e dyoksid karbonit në sektorin energjetik në dhjetor 2020 ishin 0,2% apo 60 milionë tonelata më shumë nga muaji i njëjtë viti 2019.

Sipas kësaj, IEA rekomandon të lëshohen në treg teknologjitë e reja të cilat ende nuk janë komercializuar, siç është grumbullimi dhe magazinimi i thëngjillit (CCS), shfrytëzimi i hidrogjenit të pastër (hidrogjen ekologjik dhe i ripërtëritshëm) që prodhohet me elektrolizë të ujit, me shfrytëzim të rrymës së prodhuar nga burime të rigjenerueshme të energjisë.

Të dhënat globale për emetimet e dëmshme të gazrave për vitin 2020 paraqesin disparitet të madh ndërmjet vendeve. Kështu, vitin e kaluar emetimet e dëmshme në Kinë kanë qenë më të larta për 0,8%, ndërsa në SHBA janë zvogëluar për 10%, në krahasim me vitin 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button