Federata e Maqedonisë së Veriut sqaroi mënyrën si mund të sigurohen biletat për ndeshjet e EURO 2020

Tifozët që duan të sigurojnë biletat për ndeshjet e Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në EURO 2020, atë mund të bëjnë përmes Federatës së Futbollit të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Mbështetësit e interesuar të reprezentacionit të Maqedonisë për blerjen e biletave për ndeshjet e EURO 2020 mund të aplikojnë deri më 25 maj në ora 23:30”, sqarojnë nga Federata, duke theksuar që çmimi i njërës biletë në ndeshjen e Bukureshtit do të kushtojë 30 euro, gjegjësisht 50 euro për ndeshjen e tretë kundër Holandës në Amsterdam.

Tifozët fillimisht duhet të marrin një kod nga Federata, duke aplikuar në adresën  [email protected] ku do të paraqesin emrin dhe mbiemrin e tyre, ndeshjen dhe numrin e biletave. Pas marrjes së kodit, mund të kenë qasje në platformën e menaxhuar nga UEFA për blerjen e biletave.

Ky kod mund të shfrytëzohet vetëm për blerjen e dy deri katër biletave për ndeshjet e grupeve të RMV-së në EURO 2020, që i përkasin kategorisë 3.

Ndryshe, më 11 maj në hapësirat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u zhvillua takimi i parë i Trupit koordinues për mbështetjen e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut ne kampionatin evropian, ku u diskutua edhe për udhëtimin e tifozëve.

Në seancë e 68-të, Qeveria vendosi për formimin e Trupit koordinues për mbështetjen e reprezentacionit të futbollit në Kampionatin Evropian të futbollit. Qëllimi i këtij Trupi është të ndihmojë organizimin, komunikimin dhe promovimin e reprezentacionit të vendit gjatë kampionatit evropian.

Në fund të muajit prill, UEFA paralajmëroi që ndeshjet e kampionatit evropian EURO 2020 do të zhvillohen në prani të publikut, por me numër të kufizuar. Në rast se do të hapen dyert për tifozët, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që punonjësit mjekësor të kenë përparësi në blerjen e biletave për ndeshjet e EURO 2020.

Më 12 nëntor të vitit 2020, Maqedonia e Veriut u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian, pasi fitoi në ndeshjen kundër ekipit të Gjeorgjisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sonte ne seancën e 20-të ka shpërblyer futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut nga 10 mijë euro, për shkak kualifikimit në EURO 2020.

Kualifikimi ka nxitur Këshillin Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) që të shpërblejë personelin teknik dhe futbollistët me gjithsej 4 milionë e 200 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button