Presidenti Stevo Pendarovski u vaksinua kundër KOVID-19

Presidenti Stevo Pendarovski sot është vaksinuar kundër KOVID-19 në ISHP Kumanovë, në sallën sportive të SH.M. “Pero Nakov”, njofton Portalb.mk.

Në pajtueshmëri me fushatën nacionale për vaksinim, presidenti Pendarovski vendosi që bashkë me anëtarët e Kabinetit të vaksinohen në këtë komunë me qëllim që të ngritët vetëdija publike për nevojën nga vaksinimi.

“Terminin për vaksinim unë e mora për dje, megjithatë ishim në një udhëtim zyrtar i cili ishte shumë më herët i caktuar, ishim të mbledhje rajonale. Vendosa që të vaksinohem në një qytetet tjetër pasi që ka spekulime se, dezinformata gjoja se tjera vaksina jepen në Shkup, tjera në qytetet tjera. Për atë është mirë që të kuptohemi, ky është spekulim, mendoj se është mirë edhe për tjerët që të që janë në funksione ta bëjnë këtë. Unë dua, në 9.06 kur duhet ta pranojë dozën e dytë, të njëjtën ta pranojë në ndonjë komunë të tretë, mendoj se ajo është mirë që t’u tregojmë njerëzve se të gjitha vaksinat që vijnë në vend janë të verifikuara, të gjitha janë efikase dhe nuk duhet të kenë asnjë dyshim. Duhet që sa më shpejtë të bëjnë atë pasi që është mirë shpejtë të kthehemi në normalitet dhe në jetët private dhe në atë që është profesion”, tha mes tjerash Pendarovski, pasi e mori vaksinën.

Sot gjithashtu u vaksinuan kundër KOVID-19 zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq. Paraprakisht janë vaksinuar edhe kryeministri, Zoran Zaev, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe përfaqësues tjerë qeveritar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button