MPJ e ka shpallur një diplomat rus person të padëshiruar: Duhet ta lëshojë RMV-në brenda katër ditëve

Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se na pajtueshmëri me nenin 9 të Konventës për Marrëdhënie Diplomatike, ka vendosur që një diplomat të Ambasadës së Rusisë në Shkup ta shpallë person të padëshiruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton Portlab.mk.

“Në këtë drejtim, më 14 maj të vitit 2021, në hapësirat e MPJ-së është ftuar ambasadori rus, gjatë së cilës i është dorëzuar nota në të cilën theksohet se diplomati ta lëshojë Maqedoninë e Veriut në afat prej shtatë ditëve”, thonë nga MPJ.

Presidenti Stevo Pendarovski ka thënë se çështja është senzitive për atë nuk mund të komentojë.

“Ato janë çështje senzitive, jam i informuar prej para disa ditësh. Prej asaj që e pash, rasti është dokumentuar nga institucionet shtetërore, nuk bëhet fjalë për improvizim. Për shkak të natyrës së çështjes nuk mundem më tej të komentoj. Ka afat që ta lëshojë vendin, mendoj se është 7 ditë, pastaj është mbajtur llogari nga aspekti njerëzor, që të mos jetë ajo brenda natës, ata njerëz kanë edhe familje, është johumane që të veprojmë ashtu”, tha Pendarovskbi.

Maqedonia e Veriut në vitin 2018-të u përplas me Rusinë mu për shkak të dëbimit të atëhershëm të një diplomatit rus për shkak të sulmit me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal në Britani të Madhe. Akti i dëbimit ishte shprehje solidarizimi i RMV-së me shtetet aleate të Perëndimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button