Sot u vaksinuan Dimitrovi, Mariçiqi dhe Bytyqi: Nuk jemi të privilegjuar

Zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq u vaksinuan sot në pikën e vaksinimit në qendrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup. Ministri i Drejtësisë Mariçiq tha se nuk kanë qenë të privilgjuar që sot po vaksinohen me Pfizer, pasi anëtarët e tjerë të qeverisë javën e kaluar u vaksinuan Sinofarm, transmeton Portalb.mk.

Dimitrov pas vaksinimit, theksoi se është e rëndësishme që sa më shpejt të jetë e mundur dhe sa më shumë qytetarë të Maqedonisë të vaksinohen, me qëllim që të kthehet jeta në normalitet.

“Sapo u vaksinova dhe disi e e përjetova atë si akt solemn, pasi kemi folur për një kohë të gjatë për këtë dhe po zgjat një kohë të gjatë ky telash dhe është shumë e rëndësishme për veten time, të dashurit e mi, për familjen time, bashkëpunëtorët e mi, të gjithë qytetarët me të cilët unë kontaktoj çdo ditë, që të jemi të mbrojtur. Pandemia ka zgjatur për më shumë se një vit, fatkeqësisht kemi humbur shumë jetë, kemi humbur një pjesë të lirisë sonë”, tha Dimitrov.

Mariçiq i porositi të gjithë qytetarët ta bëjnë atë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Jam i kënaqur dhe optimist që kemi rritje të interesit për vaksinën në javët e fundit dhe numrin e madh të paraqitjeve për vaksinim, gjë që jep shpresë se deri në fund të verës do të ketë një shkallë të lartë të vaksinimit që duhet të shënojë fitoren mbi pandeminë dhe fundin  e kësaj periudhe të vështirë”, tha ministri Mariçiq.

Ditë më parë u vaksinua edhe ministri i MPB-së Oliver Spasovski, me vaksinën kineze ‘Sinofarm’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button