Për anëtarin e Këshillit Gjyqësor, Teofilovski, aktakuza në rastin me Shoqatën e tenisit është e montuar

Kam prova për të gjithë, të gjithë do të habiteni me urdhrin e kujt është bërë, tha Teofilovski, i cili njoftoi se do të flasë më hollësisht në fjalët hyrëse lidhur me rastin e Shoqatës së Sporteve të Tenisit Luboten Tetovë, në të cilin ishte legalizuar një objekt që nuk ekzistonte dhe më pas ishte shitur, transmeton Portalb.mk .

Edhe të akuzuarit e tjerë, Ajdin Nuredini, Xhemal Abdi, Imran Kurtishi, Krenar Ibrahimi, Cvetko Naumovski dhe Idriz Rexhepi, u deklaruan të pafajshëm në deklaratat e tyre para Gjykatës.

Sipas aktakuzës, Teofillovski në periudhën 2011-2012, si kryetar i Shoqatës së Sporteve të Tenisit Luboten Tetovë së bashku me menaxherin e Shoqatës për aktivitete sportive Klubi i Tenisit “Luboten” DOO Tetovë, Cvetko Naumovski, përmes pesë punonjësve, Ajdin Nuredini, Xhemal Abdi, Imran Kurtishi, Krenar Ibrahimi dhe Idriz Rexhepi, arritën të legalizojnë një objekt që nuk ekzistonte dhe më pas ishte shitur . Ata akuzohen se i mundësuan Klubit të Tenisit “Luboten” të fitojë të drejtën e pronësisë së tokës ndërtimore me një sipërfaqe prej 4.410 m2, duke e blerë atë me një çmim prej 43 denarë për 1 m2 ose gjithsej 188.307 denarë, në dëm të fondeve të shtetit.

Seanca e ardhshme për këtë rast është caktuar për më 2 korrik.

Ndërkohë, gjykatësi i Gjykatës së Apelit të Gostivarit dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor, Zoran Teofillovski, më 31 dhjetor 20129 pas 24 orëve arratisje, u paraqit te gjykatësi Sedat Rexhepagiq në Gjykatën Themelore Shkupi 1.

Pikërisht në dhjetor të 2019-tës, Prokuroria kërkoi paraburgim për të gjithë personat e përfshirë, megjithatë Gjykata të gjithëve u shqiptoi masë paraburgimi shtëpiak.

Grupi në krye me Teofillovskin, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 860.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button