RMV, 467 pacientë po trajtohen në qendrat kovid në të gjithë vendin, ka rreth 680 shtretër të lirë

Ministria e Shëndetësisë informoi se numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për korona virus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 467 dhe ka rreth 680 shtretër të lirë në qendrat kovid, përcjellë Portalb.mk.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e kaluara në kovid-qendrat kovid në spitalet në të gjithë vendin, u raportua se po kurohen gjithsej 264 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus.

Numri i të hospitalizuarve sipas qyteteve të vendit është si vijon:

  • Manastir 29
  • Shtip 28
  • Tetovë 7
  • Veles 33
  • Kumanovë 47
  • Ohër 30
  • Prilep 21
  • Gostivar 9
  • Strugë 16
  • Strumicë 15
  • Koçan 11
  • Kërçovë 6
  • Kavadar 8
  • Gjevgjeli 4

Ministria e Shëndetësisë, thotë se duhet pasur se numrat e të hospitalizuarve dhe shtretërve të lirë ndryshojnë nga ora në orë, sipas pranimeve dhe shkarkimeve të pacientëve.

Për shkak të numrit të zvogëluar të pacientëve, spitalet kanë mbyllur një pjesë të ambienteve të destinuara për pacientët kovid.

Në 24 orët e fundit, në qendrat kovid në Shkup janë hospitalizuar 12 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 193 persona të dyshuar dhe konfirmuar për covid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet.

Në 24 orët e fundit 19 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Në kovid-qendrat e Klinikave interne, po kurohen 45 pacientë. Në spitalin 8 Shtatori ka gjithsej 73 pacientë, kurse në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile qëndrojnë 74 pacientë. Në Klinikën e pediatrisë ka një fëmijë pozitiv me virusin kovid 19.

Numri i pranimeve në ditët e fundit në qendrat kovid në Shkup po zvogëlohet dhe këtë mëngjes deri në orën 8 kishte 190 vende të lira.

Përndryshe, dje, nga 1.314 testime për Covid – 19, kishin rezultuat 27 raste të reja. Gjatë po të njëjtës periudhë ishin regjistruar edhe 19 pacientë të vdekur nga Covid – 19, ndërsa ishin shëruar 192 pacientë.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 757,794 teste për Covid – 19. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 154,725, numri i pacientëve të shëruar është 146,043, i të vdekurve 5,230, ndërsa momentalisht ka 3,452 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button