RMV, dje arriti dërgesë e re prej 9.360 dozash të vaksinës Pfizer

Dje, në vendin tonë mbërritën 9,360 doza të vaksinave nga prodhuesi Pfizer. Prej tyre, 4,680 janë përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë të vendit tonë me këtë prodhues të vaksinave kundër kovid 19, përcjellë Portalb.mk.

“Sipas marrëveshjes, çdo të hënë Pfizeri në vendin tonë dërgon 5,000 deri në 7,000 doza vaksinash, gjegjësisht 26,000 doza të parashikuara për të gjithë muajin. 4,680 dozat e mbetura të vaksinave Pfizer u morën përmes marrëveshjeve trepalëshe nën programin Team Europe”, thuhet në njoftimin e Ministisë së Shëndetësisë.

Përmes këtij programi për mbështetje në furnizimin me vaksina për Ballkanin Perëndimor, i cili koordinohet nga Austria, në vendin tonë në muajin maj duhet të arrijnë gjithsej 19,890 doza vaksinash. Dërgesa e djeshme është e dyta me radhë, ndërsa ndihma për Maqedoninë e Veriut e siguruar nga BE-ja është gjithsej 119,213 vaksina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button