Qeveria e MV ka dhënë mendim negativ për propozim Ligjin për një njësi zgjedhore

Qeveria ka dhënë mendim negativ për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor të dorëzuar nga deputetët e PLD, LD, DOM, Të majtës, VMRO-NP dhe deputetit të koalicionit të udhëhequr nga LSDM, Panço Minov, transmeton Portalb.mk.

Në atë shkruan se në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë veç më është formuar grup punues ndërdisiplinor nga organe relevante shtetëror, përfaqësues të shkencës, KSHZ, KSHPK, ESHR, Agjecia e mediave, përfaqësues të shumtë të OJQ dhe përfaqësues të disa partive parlamentare politike e cila punon mbi përpunimin e një kodi zgjedhor tërësisht të ri.

Sipas këtij teksti të dorëzuar dhe nënshkruar nga zëvendëskryeministri Artan Grubi, puna e grupit punues është mbështetur dhe veçanërisht e vëzhguar nga ana e organizatave ndërkombëtare të cilët në mënyrë aktive e ndjekin procesin zgjedhor në shtet të dhjetë vitet e kaluara.

“Ndërsa procesi për miratimit e Kodit Zgjedhor, e imponon nevojën e konsensusit të të gjtiha partive politike, pas definimit të zgjidhjes sa i përket rekomandimeve të OSBE/ODIHR, është planifikuar debat më i gjerë i grupit punues me të njëjtat parti politike, në të cilin do të shqyrtohet edhe propozimi për ndryshim të modelit zgjedhor”, shkruan në mendimin e Qeverisë për propozim ligjin për një njësi zgjedhore.

Për këtë, Qeveria nuk jep mendim pozitiv për ligjin e propozuar nga një grup deputetësh dhe i propozon Kuvendit të mos e miratojë ligjin.

“Njëkohësisht, Qeveria vlerëson se është e udhës që propozimi i dorëzuar të shqyrtohet nga grupi punues për përpunim të Kodit Zgjedhor, me qëllim që i njëjti të jetë subjekt i diskutimit më të gjerë mes profesionalizmit dhe politikës, ndërsa propozimi përfundimtar për ndryshime të Kodit Zgjedhor, të jetë rezultat i procesit gjithëpërfshirës dhe konsultativ, me qëllim të garantimit të sigurisë juridike, qëndron në mendimin e Qeverisë.

Partitë më të vogla propozojnë që të ketë vetëm një njësi zgjedhore në gjithë shtetit, pa prag zgjedhor. Ata vlerësojnë se në këtë mënyrë, do t’u mundësohet partive më të vogla dhe partive të bashkësive më të vogla etnike, që të realizojnë të drejtën e tyre të përfaqësimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button