Takimi Pendarovski – Osmani: Jo idesë së ndryshimit të kufijve në rajon, na nevojitet stabilitet

Në suazat e pjesëmarrjes së procesit Bërdo-Brioni, në Bërdo afër Kranjit, Presidenti Stevo Pendarovski dje realizoi takim me Presidenten e Republikë së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjellë Portalb.mk.

Në këtë takim është bërë e ditur se në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror, së shpejti do të mbahet një takim i përbashkët i Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski e ka njoftuar homologen Osmani se Maqedonia do ta rrisë prezencën në kuadër të trupave të KFOR-it, teksa i ka dhënë mbështetje liberalizimit të vizave, rrugës evropiane të Kosovës si dhe anëtarësimit në NATO.

Bashkëfolësi biseduan edhe mbi momentet më të reja të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, ku Presidenti Pendarovski e riafirmoi qëndrimin se ky është dialog midis dy shteteve sovrane dhe çdo rezultat duhet të jetë në drejtim të përforcimit të stabilitetit rajonal.

Presidentja Osmani dhe presidenti Pendarovski kanë kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve në rajon, duke theksuar se rajonit i nevojitet stabilitet.

Presidenti Pendarovski e uroi Presidenten Osmani për marrjen e funksionit dhe shprehu përgatitje për bashkëpunim të përforcuar në nivelin më të lartë në periudhën e ardhshme.

Në këtë takim bashkëfolësit e riafirmuan interesin për përparim të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat e interesit të përbashkët dhe rekomanduan se thellimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore midis dy vendeve do të kontribuojë mbi përparimin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Përveç kësaj, u shkëmbyen mendime mbi gjendjet aktuale lidhur me eurointegrimin, procesin e vaksinimi tdhe ballafaqimin me pasojat e pandemisë së kovid-19 në të dy vendet.

Nga ana e vet, Presidenti Pendarovski i përshëndeti paralajmërimet e udhëheqjes së re kosovare për luftën gjithëpërfshirëse kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, duke nënvizuar se procesi i tillë do të japë kontribut të madh, si për zhvillimin e Kosovës ashtu edhe për të gjithë rajonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button