Në Veles nuk është hedhur lloj i ri i koronavirusit, por është bërë spërkatje kundër mushkonjave

Në mëngjesin e 10 majit, në Veles kishte spërkatje ajrore kundër mushkonjave dhe komuna informoi qytetarët për këtë disa ditë më parë. Por, në kundërshtim me faktet, ky postim në Facebook përhap të pavërteta se “në mëngjes mbi Veles me fluturim të ulët është lëshuar (spërkatur) lloj i ri i koronës”, shkruan Crithink.

Sa ju përket teorive të konspiracionit për “kimikatet”, të cilat në dukurinë më të zakonshme fizike të kondensimit shohin një komplot kundër njerëzimit përmes një programi sekret për të spërkatur kimikate helmuese, janë ekspozuar në mënyrë të përsëritur nga kontrolluesit e fakteve, përfshirë shërbimin çek për gjetjen e fakteve manipulatori.cz., shërbimi serb Istinomer.rs, si dhe në recensimet e “Vërtetmatësit”.

Postimi në Facebook dezinformon publikun se në Veles, më 10 maj 2021, filloi “spërkatja e llojit të ri të koronës”. Në fakt, atë ditë në Veles është bërë spërkatje kundër mushkonjave.

Kimikate në mëngjes mbi Veles me fluturim të ulët. Filloi hedhja e llojit të ri të koronës. Popullin e Velesit e pret kulmi i ri brenda një jave, me mbështetjen e Mobimak dhe rrjetin e tyre 5G. Gjithçka po shkon sipas planit të dhënë nga Agjenda 21. Nuk ka rezistencë, nuk ka pakënaqësi. Nëse mbijetoni votoni përsërithuhet në postim.

Sipas postimit, lloj i ri i koronavirusit u spërkat mbi Veles me “kimikate” që do të infektojë shumë njerëz në Veles dhe e gjithë kjo u bë me ndihmën e rrjetit Mobimak 5G (është fjala për Telekom). Përveç kësaj, ka fotografi të aeroplanëve dhe një antenë.

Gënjeshtrat për “kimikatet” dhe rrjetin 5G në Maqedoni nuk janë asgjë e re. Ajo që duhet theksuar është se në vendin tonë rrjeti 5G nuk është vënë ende në punë. “Telekomi i Maqedonisë” vendosi rrjetin e parë të testues 5G në qendër të Shkupit më 23 qershor 2020. Para se të vihet në funksion rrjeti 5G, duhet të merret një leje nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike (AKE). Ndërsa AKE leje të tillë nuk ka lëshuar ende. Në gusht 2020, AKE njoftoi se dy operatorët ekzistues, për shkak të kushteve, kishin vendosur të shtyjnë procedurën për ndarjen e radio-frekuencave 5G për vitin e ardhshëm.

“Procedura për dhënien e lejes do të fillojë deri në fund të vitit 2020. Dy operatorët ekzistues, për shkak të kushteve të shkaktuara, janë pro shtyrjes së procedurës për dhënien e lejes për vitin e ardhshëm. Sidoqoftë, qëndrimi i EOLO si një investitor i huaj i interesuar është që procedura të zbatohet sa më shpejtë të jetë e mundur”njoftuan nga AKE.

Ndërsa sa u përket teorive të konspiracionit për “kimikatet”, të cilat në dukurinë më të zakonshme fizike të kondensimit shohin një komplot kundër njerëzimit përmes një programi sekret për të spërkatur kimikate helmuese, janë ekspozuar në mënyrë të përsëritur nga kontrolluesit e fakteve, përfshirë shërbimin çek për gjetjen e fakteve Manipulatori.cz., shërbimi serb Istinomer.rs, si dhe në disa recensime të “Vërtetmatësit“.

Ajo që ndodhi në të vërtetë në mëngjesin e 10 majit në Veles është spërkatje kundër mushkonjave, dhe komuna informoi qytetarët për këtë disa ditë më parë.

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive, për zbatimin e dezinfektimit parandalues ​​në territorin e Komunës së Velesit dhe Programit për aktivitetet e Komunës së Velesit në fushën e kujdesit shëndetësor në vitin 2021, si masë e përgjithshme për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive, Komuna e Velesit lëshon njoftimin në vijim:

Komuna e Velesit informon opinionin se trajtimi i parë ajror kundër mushkonjave do të kryhet më 10.05.2021 (e hënë), në periudhën nga ora 05:00 deri në 06:30. Nëse kushtet e motit nuk lejojnë spërkatjen ajrore, aktiviteti shtyhet për ditën tjetër 11.05.2021 (e martë).

Gënjeshtra të tilla dhe të ngjashme në lidhje me kimikatet dhe rrjetin 5G që janë përhapur në rrjetet sociale, kanë për qëllim vetëm të shkaktojnë panik tek opinioni dhe ato nuk mbështeten nga ndonjë provë dhe fakte. Ato mund të jenë shumë të dëmshme për shëndetin e përgjithshëm publik, veçanërisht në kushte të pandemisë me koronavirusin, me të cilën ballafaqohet e gjithë bota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button