Qeveria e RMV-së: Ministritë t’i paraqesin Financave statusin – deri ku janë projektet përmes IPA 2 dhe institucioneve ndërkombëtare

Qeveria në seancën tematike të mbajtur sonte, shqyrtoi progresin e projekteve të financuara përmes IPA 2 dhe projekteve të financuara nga institucionet financiare ndërkombëtare me progresin për realizimin e tyre, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, qeveria ka sjellë konkluzione me detyrime ndaj ministrive dhe të gjitha institucioneve të tjera përgjegjëse për zbatimin e projekteve, për të paraqitur një plan aksional për zbatimin e tyre në Ministrinë e Financave.

Këto plane akcionale do të jenë baza për Ministrinë e Financave, e cila më së voni deri më 15 korrik të këtij viti, i cili do të rishikohet në seancën tematike tjetër për të përcaktuar progresin e projekteve të financuara përmes programeve IPA 2.

Në seancën qeveritare u shqyrtua informacioni mbi statusin e projekteve të financuara nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kreditorët bilateral dhe arriti në konkluzione të përshtatshme mbi dinamikën e zbatimit të projekteve dhe përdorimin e kredive dhe granteve të investimeve për to.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button