Pendarovski dhe Radevi do të udhëtojnë në Romë me aeroplan bullgar për të shënuar së bashku Ditën e shën Kirilit dhe Metodit

Delegacionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë këtë vit së bashku do të shënojnë Ditën e vëllezërve Kirili dhe Metodi. Presidentët e të dy vendeve, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev, do të udhëtojnë më 26 maj së bashku me avion bullgar për në Romë, transmeton Portalb.mk.

Presidenti Radev do të udhëtojë fillimisht në Shkup dhe pas një takimi të shkurtër me Presidentin Pendarovski në aeroportin e Shkupit, së bashku me një grup gazetarësh bullgarë dhe maqedonas, do të udhëtojnë në Romë, informojnë nga kabineti i Pendarovskit.

Delegacionet shtetërore të të dy vendeve tashmë për disa vite së bashku festojnë ditën e vëllezërve Kirili dhe Metodi, duke vendosur lule në Bazilikën e Santa Maxhores, si dhe në varrin e Shën Kirilit në Bazilikën e Shën Klementit në Romë dhe Vatikan.

Sipas programit, delegacioni maqedonas, i udhëhequr nga Pendarovski dhe delegacioni bullgar, i udhëhequr nga Radevi, do të kenë takime të ndara me kreun e kishës katolike romake, Papa Françeskun.

Delegacioni kishtar i MPC-OA, nga ana tjetër, më 24 maj, i udhëhequr nga Peshkopi Pimen, do të niset për në Romë, ku do të drejtojë me një lutje në varrin e Shën Cirilit.

Vitin e kaluar, Pendarovski dhe Radevi anuluan vizitën e tyre në Romë dhe Vatikan me rastin e përkujtimit të Shën Cirilit dhe Metodit për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë kovid-19.

Kremtimi i ditës së vëllezërve Kirili dhe Metodi me manifestime të ndryshme mbahet çdo vit, ndërsa midis tyre vendi qendror është adhurimi i varrit të Shën Cirili në Bazilikën e Shën Klementit në Romë. Për herë të parë ajo u organizua në vitin 1969 për 1100 vjet që nga vdekja e Shën Kirilit dhe që atëherë çdo vit në 24 maj festohet me nderimet më të larta nga një delegacion kishë-shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button