Morati, mund ta shesë Interin!

Presidenti zikaltër Masimo Morati, pranoi se ka menduar për të shitur Interin .

“Do ta bëj kur të jetë momenti i duhur, pas një kohe të gjatë mund të jetë i nevojshëm një ndryshim fytyrash dhe ide të reja.”

Morati e pranon se është në kërkim të aksionerëve të rinj për ndërtimin e stadiumit por kur u pyet nëse lamtumira e tij është pranë nuk e la veten të lëkundet.

“Janë dhe tifozët, unë nuk mund ti lë në baltë, por nuk e përjashtoj.

Gjithçka ka lindur me ofertën e kinezëve që manifestuan interes për të hyrë në shoqëri.

“Kërkoj një ortak që të marrë 30-40 përqind të aksioneve. E rëndësishme është që stadium t’i përkasë Interit dhe të mos i delegohet palëve të tjera, por unë nuk ndërtoj stadium”

Është ky shpjegimi i Moratit që më pas pranoi se është tunduar dhe nga ideja për të lënë gjithçka.

“Kam menduar për këtë jo pak herë, por duhet të vijë momenti i duhur, pastaj nëse ndodh.. ideja për të shitur më vjen në mendje për shumë arsye, por pastaj mendoj për tifozët dhe besimin që kanë te unë”

Pra Për Moratin nuk do të ketë hap prapa . Ai dhe Interi lidhen nga një raport që shkon përtej interesave ekonomikë, por ndoshta për presidentin zikaltër ka ardhur momenti për të bërë nëj bilanc të aventurës së tij zikaltër. Se cfarë do të ndodhë me shoqërinë për momentin ende nuk është e qartë pasi e vetmja gjë e sigurt ështrë se Interi ka vendosur të ketë një stadium nën pronësinë e tij.

“Do ta bëj, më pëlqen të jetë modern, por jo dhe aq shumë, që të jetë funksional dhe të pasqyrojë stilin e qytetit Më kanë prezantuar shumë projekte, njëri prej tyre më intrigon jashtëzakonisht”.

Pasi të jetë ndërtuar stadium i ri, mund të vijë momenti për përshëndetjet.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button