Studentja Maksuti: Në UEJL do t’i kisha ndryshuar marrëdhëniet mes studentëve dhe profesorëve (VIDEO)

Arbnora Maksuti e cila ndjek studimet e saj në Universitetin e Evropës Juglindore morri pjesë në temën e hapur para disa javësh nga Portalb “Çfarë do të ndryshoja në shkollën/universitetin ku studioj”. Arbnora në universitetin ku studion, pra në UEJL do të dëshironte të ndryshonte marrëdhëniet midis studentëve dhe profesorëve sepse marrëdhëniet e mira dhe mësimi pa tension sipas saj krijon një ambient më komod në klasë.

“Unë si studente në universitetin tim do të kisha dashur të ndryshojnë marrëdhëniet midis studentëve dhe profesorëve. Marrëdhëniet e mira përmirësojnë performancat akademike dhe ekstra kurrikulare të studentëve. Mësimi pa tension krijon një ambient më komod në klasë”- theksoi Arbnora.

Ndryshe, Arbnora ishte studentja e pestë e cila u paraqit me një video për të shprehur dëshirën që e kishte ajo për universitetin ku studion. Ne shpresojmë, që dëshirat apo sugjerimet e studentëve të cilët vazhdojnë të marrin pjesë në temën e Portalb, të ndikojnë në vendin e duhur dhe kështu të bëhen ndryshimet e shumë pritura.

Duke klikuar te linqet më poshtë, ju mund të shihni sugjerimet e studentëve të tjerë për temën e njëjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button