Stevo Pendarovski dhe Vjosa Osmani diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit në nivel më të lartë

Në kuadër të procesit Brdo-Brion, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski zhvilloi takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke theksuar nevojën për rritjen e bashkëpunimit, transmeton Portalb.mk.

“Presidenti Pendarovski ka përshëndetur njoftimet e udhëheqjes së re të Kosovës për një luftë gjithëpërfshirëse kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke theksuar që një proces i tillë do të jep një kontribut të madh, për zhvillimin e Kosovës dhe gjithë rajonin”, raportojnë nga Presidenca e RMV-së.

Raportohet që ata biseduan për aktualitetin politik, eurointegrimet, vaksinimin dhe trajtimin e pasojave nga pandemia në të dy vendet.

“Në takim, bashkëbiseduesit e riafirmuan interesin për promovimin e bashkëpunimin bilateral në të gjitha fushat nga interesi i përbashkët, dhe porositën që thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve do të kontribuojë në përparimin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”, raportojnë nga Presidenca.

Ndryshe, Pendarovski në kuadër të samitit Brdo-Brion ka realizuar takime bilaterale edhe me homologët tjerë të rajonit në Bërdo të Kranjit. Sot në Bërdo të Kranjit, Slloveni zhvillohet takimi i dhjetë jubilar i liderëve të vendeve pjesëmarrëse, ku nikoqir i takimit është presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button