Zaev: Qeveria do të vazhdojë me diskutimin për Ligjin për ndërtimet e egra

Kryeministri, Zoran Zaev tha sot se Qeveria do të vazhdojë me diskutimin për Ligjin për përcaktimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, pasi presidenti, Stevo Pendarovski vendosi të mos e nënshkruajë dekretin pas votimit të tij në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria do të vazhdojë me diskutim, duke pasur parasysh veprimin e presidentit dhe rezervat e tij që i ka theksuar. Përmes ekipeve profesioniste në Qeveri, mundemi të shkojmë një hap më tej në specifikimet më të hollësishme të legalizimit në parqet nacionale dhe zonat e mbrojtura dhe ngjashëm, edhe pse ligjet e përcaktojnë atë edhe deri më tani. Dihet kush jep pajtueshmëri, si jep pajtueshmëri dhe nuk kemi legalizim në parqet nacionale. Nëse mundemi ta mbrojmë atë në mënyrë shtesë me formulime juridike, unë jam pozitiv ta plotësojmë atë në atë pjesë”, tha Zaev.

Presidenti, Stevo Pendarovski nuk ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për përcaktimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Ai për këtë ka njoftuar kryeparlamentarin, Talat Xhaferi nëpërmjet një letre, ku ka dhënë argumente të tija të cilat sipas tij flasin se me miratimin e këtij ligji nga ana e Kuvendit, janë shkelur disa nene të Kushtetutës.

Por, kryeministri informoi se, nuk heq dorë nga miratimi i Ligjit për legalizimin e ndërtimeve të egra dhe se ai do të kthehet përsëri në Kuvend. Sipas tij, kjo bëhet që të shpëtohen ndërtimet e qytetarëve të cilët luftojnë me varfërinë,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button