Polica e Kosovës ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të drogës

Policia e Kosovës konfiskoi të hënën një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike, kokainë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se aksioni i Policisë së Kosovës është kryer në koordinim me “institucionet e partnerëve tanë”.

“Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleatë që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre”.

“Republika e Kosovës, me të gjitha kapacitetet e saj, do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale, që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit”, tha Sveçla në një postim në Facebook, njofton REL.

Ai shtoi se pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës “nuk do të jetë më streha e kriminelëve”.

Më 14 shkurt, Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare, të cilat kanë sjellë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje – partinë nga e cila vjen ministri Sveçla.

Mediat në Kosovë raportojnë se aksioni i Policisë së Kosovës është kryer në Lipjan dhe se sasia e drogës së konfiskuar është rreth 300-400 kg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button