RMV, iniciativa “Libra dhe mësim duhet të ketë” dorëzoi propozim për referendum mbi digjitalizimin e teksteve shkollore

Iniciativa qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë” sot i dorëzoi Kryetarit të Kuvendit propozim për të filluar iniciativë për thirrjen e një referendumi , në mënyrë që qytetarët të votojnë për projektligjin për digjitalizimin e librave shkollorë në shkollat ​​fillore dhe të mesme, transmeton Portalb.mk.

Përndryshe, vetëm në zonën  kryeqytetit të Shkupit, janë mbledhur rreth 600 nënshkrime për këtë propozim, por nga iniciativa, në konferencën e sotme për media të mbajtur para Parlamentit, atheksuan se kanë mbështetje të madhe edhe nga qytete të tjera.

“Pas përpjekjeve të pasuksesshme për të gjetur marrëveshje të përbashkët dhe gjuhë të përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës si propozues i ligjit, ne mbetemi të qëndrueshëm në misionin dhe qëllimet tona për ndërpjerje të ligjit. Presim që brenda tri ditësh pas dorëzimit të propozimit për referendum, në të kundërtën, do të konsiderojmë se propozimi është i rregulluar dhe në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet do të fillojmë me mbledhjen e 10,000 nënshkrimeve në mbështetje të Iniciativës për referendumin”, tha Daniela Dimovska, nga “Libra dhe mësim duhet të ketë”.

Ajo shtoi se nëse nuk pranohen nga kryetari i Kuvendit, ata do të vazhdojnë me protestat derisa, siç tha ajo, të parandalohet projektligji.

“Presim takim pune mbi temën aktuale me kryetarin e Kuvendit dhe këshilltarët e tij për arsim. Nëse nuk pritemi siç duhet në takimin e punës, ne do të vazhdojmë me protesta paqësore dhe marshime paqësore në të gjitha qytetet në vend”, tha Dimovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button