fbpx

Blogerja nga Kërçova Benarda Kadriu kombinon bukur modën dhe udhëtimet (VIDEO)

Blogerja e modës, Benarda Kadriu, është eksperte për të shfaqur në të njejtën kohë dashurinë për modën dhe atë të udhëtimit. Ajo udhëton në shumë vende të botës, duke e treguar stilin e saj dhe duke i inspiruar të tjerët që ta eksplorojnë modën në mënyra të ndryshme. Benarda vjen nga Kërçova, studimet i kreu në drejtimin e Shkencave Politike. Për Portalb, ajo tregoi disa truqe se si mund të tërheqim më shumë vëmendje dhe si të përfitojmë nga Instagrami.

“Ndaj mendimin që ndjekja dhe përpjekja për t’u zhytur në botën e modës lidhet me fatin e të lindurit me shije të veçanta, për një trend të këtillë. Ndikim fillestare kishin anëtarët e familjes dhe shokët dhe shoqet, të cilëve u kanë pëlqyer paraqitjet e bëra, si në aspektin e veshjes, ashtu edhe të stileve të paraqitjes nëpër fotografi.” tha Benarda.

Vëmendja e të gjithë të rinjve tani është tek Instagrami. Shumica përpiqen shumë që të tërheqin vëmendje me qëllim që të marrin më shumë ndjekës. Benarda deri më tani ka arritur të ketë me mijëra ndjekës.

“Sipas meje, stinët vijnë bashkë me laramaninë e tyre dhe nëse bën përshtatjen ideale përmes ngjyrave me natyrën, atëherë suksesi është i pashmangshëm. Me një fjalë, duhet të dallohesh dhe njëkohësisht të jesh tërheqëse për të gjithë.” u shpreh Benarda.

This slideshow requires JavaScript.

Ka raste ku njerëzit arrijnë të fitojnë para ose gjëra materiale me kompensim të një reklame në Instagram. Për këtë pjesë Benarda tha:

“Instagrami të fal një mundësi paraqitjeje më të mirë, e cila më pastaj nëse shfrytëzohet në përshtatje me kohën dhe trendin, atëherë krijohen hapësira bashkëpunimi me interes të ndërsjellë me kompani të ndryshme. Në këtë mënyrë edhe krijohen mundësi për shtigje të reja në këtë drejtim.” tha Benarda.

Mesazhi që Benarda përcolli për të gjithë të rinjtë është:

Jini sa më origjinal, ndiqeni modën dhe jini vetvetja. Punoni shumë për atë që doni dhe për qëllimet që ia keni caktuar vetes.” përmbylli Benarda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button