Prej nesër e deri të shtunën “Higjiena komunale” do të mbledhë mobilje të vjetra dhe mbeturina elektrike në komunat e Shkupit

Prej nesër e deri të shtunë, NP “Higjiena komunale” do të zhvillojë aksion për mbledhjen e mbeturinave të rënda në të gjitha komunat e Shkupit. Në kuadër të aksionit, ndërmarrja do të vendosë kontejnerë të veçantë në të cilët qytetarët mund të hedhin mobiljet e vjetra dhe pajisjet elektrike dhe elektronike, transmeton Portalb.mk.
“Ligji për pastërtinë publike ndalon hedhjen e mbeturinave të mëdha në vende publike, kurse hedhja e tyre e pakujdesshme rezulton në krijimin e deponive të paligjshme. Për këto arsye, ne vendosëm t’u ofrojmë banorëve të qytetit të Shkupit mundësinë për të hedhur mbeturinat e rënda në kontejnerë të veçantë që do të vendosen në afërsi të shtëpive të tyre. U bëjmë thirrje qytetarëve të përdorin mundësinë për të hedhur mbeturinat e mëdha në kuadër të aksionit që do të zhvillohet njëkohësisht në të gjitha komunat e Shkupit”, tha drejtori i NP “Higjiena komunale” Abdusamed Shabani.
Kontejnerët e destinuar për hedhjen e mbetjeve të mëdha do të vendosen në lokacionet vijuese:
Komuna e Çairit
- Kryqëzimi midis Blvd. Cvetan Dimov dhe rr. Kosta Abrasheviq
- Rruga Ferid Murad, pranë shkollës së mesme Cvetan Dimov, afër Toplana Sever
- Rruga Kërste Asenov nr. 5 te kontejnerë (pranë çajtores Pajton)
- Kryqëzimi midis Rrugës Dizhon dhe Brigadës së dytë maqedonase
Komuna e Butelit
- Shkupi Veri – te marketi Stokomak
- Butel 2 – në pllajën afër xhamisë
- Midis hyrjes së parë dhe të dytë në Radishan
- Përballë kishës së Shën Gjonit në transformatorin në Butel 1
Komuna e Aerodromit
- Lagjja Jane Sandanski në bulevardin ASNOM nr. 68
- Lagjja Aerodrom i vjetër në rrugën Kosta Novakoviq 48
- Lagjja Novo Lisiçe në bulevardin Vidoe Smilevski Bato nr. 19
- Lagjja Novo Lisiçe në bulevardin ASNOM nr. 5 (te “Ramstori”)
Komuna e Karposhit
- Taftalixhe 2, në rrugën “Gjeneva” (stacioni i autobusit)
- Kozle, në restorantin “Shtëpia maqedonase”
- Nerez i poshtëm, në rrugën Vanço Mickov
- Vlae pas Porta Vlae, te kontejnerët, pranë stacionit të autobusit
Komuna e Shuto Orizarit
- Stacionin e fundit të autobusit me numër 19
- Përballë burgut, te Zhito Lluksi
- Te parkingu prapa komunës së hSuto Orizarit
Komuna e Gjorçe Petrovit
- Gjorçe 2, stacioni i fundit i autobusit me numër 5
- Krom, stacioni i fundit të autobusit numër 4
- Stacioni i vjetër i policisë
- Njësia lokale Gege
Komuna e Gazi Babës
- Hasanbeg, rruga Maxhari, përballë restorantit “Dalia”
- Avtokomanda, rruga Lazar Pop Trajkov, pranë bashkësisë lokale
- Rruga Alija Avdoviq ,, Metodija Andonov. Çento, afër bashkësisë lokale
- Trekëndëshi, rruga Blagoja Stefkovski, afër marketit Kam
Komuna e Kisella Vodës
- Lagjja Draçevë në rrugën Branko Zarevski nr.17, Parku i mbrojtësve
- Lagjja Kisella Vodë në rrugën Hristo Tatarçev (kryesore) përballë JDG 8-Marsi
- Lagjja Cvetan Dimov në rrugën Georgi Dimitrov (hyrja e pasme e SGU Vasil Antevski Dren)
- Lagjja Cërniçe në rrugën Naum Ohridski pa nr. (para UC Cërniçe)
Komuna Qendër
- Parkingu në Qendrën e parkimit përballë Vero Jumbo
- Rruga Pitu Guli, afër Tineksit (lagjja Vodno)
- Hyrja e shkollës fillore “JH Pestaloci”
- Dibar Maalo, në rrethrrotullim
Komuna e Sarajit
- Në stacioni i “Higjienës Komunale”
- Lokacioni i komunës së vjetër të Sarajit