RMV, Komisioni për Sëmundje Infektive: në dy javët e ardhshme nuk do të ketë rekomandime të reja

Në dy javët e ardhshme nuk do të ketë rekomandime të reja nga Komisioni për Sëmundjet Infektive. Nga ky institucion, thonë se megjithëse situata me pandeminë e koronës po qetësohet, ata përsëri mbeten të mendimit se masat nuk duhet të zbuten, njofton Portalb.mk.

Oda e Pavarur e Hotelierëve priste që Komisioni të merrte parasysh kërkesat e tyre, gjegjësisht, të mos kufizohej orari i tyre i punës, të lejohej muzikë live, më shumë persona në tavolinë, por edhe organizim i festiave më të mëdha sipas protokolleve të caktuara.

Numri i pacientëve të infektuar me kovid-19 ka një rënie të lehtë, dhe ndërkohë, procesi i imunizimit vazhdon. Gjatë fundjavës, termine për vaksinim morën të gjithë personat e moshës mbi 40 vjeç, të cilët kishin apikuar në ueb-sajtin e MSh-së deri më 30 prill. Për vaksinim pasojnë  pacientët me dializë dhe transplantim.

Qytetarët që janë imunizuar në Serbinë fqinje me vaksinat “Sputnik V”, “Pfizer” dhe “Sinofarm” do të rivaksinohen në vend. Përjashtim bëjnë ata që kanë marrë vaksina nga “AstraZeneka”. Ata qytetarë dhe biznesmenë për të cilët u organizua vaksinimi përmes Odës Ekonomike të Maqedonisë do të udhëtojnë në Nish që të marrin dozën e dytë të AstraZenekas më 19 dhe 20 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button