Pendarovski në takim me presidentin slloven dhe kroat: Integrimi i RMV-së do të kontribuojë në stabilizimin dhe prosperitetin e rajonit

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në kuadër të samitit të Procesit Bërdo-Brioni në Bërdo të Kranjit, zhvilloi takime të ndara me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor dhe Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, përcjellë Portalb.mk.

Në takimin me Presidentin Pahor, Presidenti Pendarovski theksoi se vendi vlerëson fuqimisht vendosmërinë dhe mbështetjen e Sllovenisë për politikën e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, si dhe njoftimin se do të jetë ndër përparësitë kryesore në agjendën e Sllovenisë me Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Samiti Bërdo-Brioni

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut është e gatshme për konferencën e parë ndërqeveritare për fillim të procesit të negociatave. Maqedonia e Veriut, tha Presidenti Pendarovski, mbetet e përkushtuar në përmbushjen qëllimit të politikës së jashtme, pra anëtarësimin e plotë në BE, i cili do të mundësojë zbatimin e përshpejtuar të reformave në vend.

Të dy presidentët diskutuan edhe situatën me pandeminë e virusit KOVID-19, si dhe trajtimin e pasojave të saj.

Në takimin me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, nga ana tjetër Presidenti Pendarovski falënderoi për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme për aspiratat evropiane, të konfirmuar gjatë presidencës gjashtëmujore kroate të Këshillit të Bashkimit Evropian, kur u soll edhe vendimi për hapjen e negociatave qasëse për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në BE, siç u theksua në takim, do të kontribuojë në stabilizimin e përhershëm të rajonit, si dhe prosperitetin e tij.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen informacione mbi situatën aktuale në të dy vendet, në kontekstin e trajtimit të pandemisë KOVID-19, si dhe sfidat në trajtimin e pasojave në planin shëndetësor, ekonomik dhe social.

Në takim, u ra dakord që Presidenti Pendarovski të zhvillojë një vizitë të fundit në Republikën e Kroacisë dhe vazhdimi i dialogut midis dy vendeve në nivelin më të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button