Shkëndija e ngre titullin në Maqedoninë e Veriut, policia ngriti padi për Ballistët që hyrën në fushë

Shkëndija e Tetovës sot ka ngritur trofeun e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut, teksa ka barazuar 1-1 ndaj Shkupit në sfidën e fundit. Ibraimi dhe Adem realizuan dy golat e vetëm të sfidës për secilën ekip, shkruan Portalb.mk.

Ballistët u futën në stadium dhe ndeshja u ndërpre për disa minuta. Ata donin të festonin me skuadrën e tyre. Në terren ishin dhe Ali Ahmeti, Kreshnik Bekteshi, Teuta Arifi dhe funksionarë të tjerë të BDI-së.

Për këtë akt, sektori për Punë të Brendshme Tetovë do të paraqesë padi penale kundër tifozëve të cilët sot kanë hyrë në fushën e stadiumit në Tetovë gjatë ndeshjes në mes të KF Shkendija – KF Shkupi dhe kështu kanë shkelë masat e parapara për të parandaluar përhapjen e virusit korona “Kovid 19”.

“Efektivët e policisë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe kanë siguruar kushte që ndeshja të mbaronte pa pengesa dhe kundër shkelësve do të përgaditen parashtresa adekuate ligjore.” thuhet në kumtesën e policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button