Sanja Llukarevska, zëvendëskryetare e LSDM-së, Bytyqi dhe Filipçe nënkryetar të ri

Kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës së sotme ka njoftuar për emrat e nënkryetarëve të ri të LSDM-së dhe organet tjera partiake. Ai tha se për nënkryetar të partisë janë zgjedhur Fatmir Bytyqi, Venko Filipçe, Oliver Spasovski dhe Milla Carvoska, shkruan Portalb.mk.

Lupço Nikollovski mbetet sekretar i përgjithshëm i partisë, ndërsa në vend të Dushko Veskovskit si sekretar organizativ vjen Martin Popov.

Më herët kongresi pranoi propozimin e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev që Llukarevska ta zëvendësojë Radmilla Sheqerinskën.

Zoran Zaev, foto nga partia

Delegatët me shumicë tv madhe mbështetën propozimin e Zaevit me 682 vota për dhe e emëruan drejtoren e DAP-it për zëvendëskryetare të LSDM-së. Kishte vetëm dy vota kundër.

Ndryshe, Llukarevska është drejtore në Drejtorinë e Të Ardhurave Publike dhe në zgjedhjet e fundit ishte bartëse në njësinë zgjedhore numër dy bashkërisht me Oliver Spasovskin.

Ajo është lindur në Shkup në vitin 1982. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup, ndërsa gati gjithë karrierën profesionale e ka në DAP, së pari si inspektore në Drejtorinë Rajonale në Shkup, ndërsa më pas punon në Ministrinë e Financave dhe sërish kthehet në DAP si asistente për zbatim në Departamentin për pagesën e borxheve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button