Gjendja me Covid – 19 në RMV: 14 pacientë kanë ndërruar jetë

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2,557  testime për Covid – 19, prej të cilave kanë rezultuar 62 raste të reja. Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar 14 pacientë të vdekur me Covid – 19, ndërsa janë shëruar 245  pacientë, transmeton Portalb.mk.

Rastet e reja:

-Shkup 33

-Gostivar dhe Strumicë nga 4

-Prilep, Manastir, Kavadar, Ohër dhe Kërçovë nga 3

-Kumanovë 2

-Tetovë, Veles, Koçan dhe Kratovë nga 1.

Gjithsej janë raportuar 14 persona që kanë ndërruar jetë: 6 nga Shkupi (58, 60, 63, 72, 82 dhe 83 vjeç), 3 persona nga Tetova (69, 74, 79 vjeç), 2 persona nga Gostivari (62 dhe 77 vjeç), nga një person nga Kumanova (60 vjeç), Kërçova (74 vjeç) dhe Manastiri (68 vjeç).

Pacientët e shëruar:

-Shkup 148

-Manastir 17

-Strumicë 15

-Vinicë 9

-Koçanë 8

-Kërçovë 7

-Prilep, Tetovë dhe Shtip nga 6

-Kumanovë 4

-Veles dhe Berovë nga 3

-Gostivar, Sveti Nikollë, Dellçevë, Vallandovë dhe Pehçevë nga 2

-Resnje, Radovish dhe Krushevë nga 1

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 154,698, numri i pacientëve të shëruar është 145,851, i të vdekurve 5,211, ndërsa momentalisht ka 3,636 raste aktive.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 756,480 teste për Covid – 19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button