Dimitrov për Marrëveshjen e Prespës: Bashkëpunimi është investim për stabilitet

Në një intervistë për botimin e djeshëm të së përditshmes greke “Ta Nea”, me titull “Bashkëpunimi është investim për stabilitet”, Zëvendëskryeministri Nikolla foli për Marrëveshjen e Prespës dhe marrëdhëniet bilaterale Shkup – Athinë, si dhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonin, transmeton Portalb.mk.

I pyetur për rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës, Dimitrov thekson se është i bindur në rëndësinë historike të kësaj marrëveshjeje sepse hapi mundësi për bashkëpunim mes dy vendeve, që është investim në stabilitet.

Dimitrov: “Ne jemi fqinj dhe mendoj që është shumë e rëndësishme që fqinjët të jenë mik dhe mbështetës. U zhbllokua hyrja jonë në NATO, që është e rëndësishme dhe i jep fuqi vendit tonë. Në një rajon që nuk është plotësisht i “mesëm” ky është edhe një hap më afër negociatave tona me BE-në u hap një faqe e re për bashkëpunim. Tash Kryeministrat Zaev dhe Micotakis diskutuan për projekte të mëdha në veçanti në sferën e energjisë. Greqia është parter shumë i rëndësishëm tregtar edhe në Maqedoninë e Veriut kemi investitor grek. Jam i bindur se Marrëveshja ishte historike. Do na nevojiten vite me qëllim që ta shohim distancën e nevojshme historike që ta konfirmojmë rëndësinë e saj historike. Mirëpo, historia do ta konfirmojë se ne kishim të drejtë. Nuk kam asnjë dyshim në të. Zakonisht kur flasim për Marrëveshjen e Prespës mendohet për zgjidhjen e problemit me emrin. Mirëpo marrëveshja ka dimension tjetër që ka të bëjë me përforcimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat. Dhe kjo ishte investim për stabilitet në rajon.”

Dimitrov thekson se është shumë e rëndësishme që flamuri i Bashkimit Evropian ta mbulojë edhe Ballkanin Perëndimor, sepse kjo është çështje e rrumbullakimit të procesit të unifikimit Evropian.

“Nuk mendoj që Evropa mund të jetë i unifikuar pa një rajon që është brenda kufijve të saj. Njerëzit në Evropën Perëndimore zakonisht kur flasin për Ballkanin Perëndimor atë e mendojnë si një rajon në kufi me Evropën, por në realitet është një rajon i rrethuar me vendet-anëtare të BE-së. Gjeografia jonë, ekonomia jonë është pjesë e Evropës. Edhe Ballkani Perëndimor si dhe Evropa do të jenë ende më mirë nëse flamuri i BE-së mbulon edhe këtë rajon. Kemi interesa të përbashkëta në fushën e sigurisë dhe kjo nuk kufizohet vetëm me sigurinë në Ballkat, por edhe në rreziqet e sigurisë në Evropë.”

Në vazhdim, Dimitrov theksoi rëndësinë e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut si një test i besueshmërisë së BE-së.

“Rasti ynë është tregues i veçantë. Një fëmijë i cili lindi në vendin tim, Maqedoninë e Veriut të tanishëm, kur nënshkruam Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, tani është 20 vjeç. Ne jemi vend kandidat për 16 vjet. Po lëvizim në drejtim të duhur, duam të jemi demokraci dinamike evropiane me ekonomi prosperuese. Investuam kohë, zbatuam reforma, treguam përkushtim dhe vendosmëri në zgjidhjen e problemeve të vështira dhe ndërtuam demokracinë. “E gjithë kjo, çështja e Maqedonisë së Veriut është test për BE-në dhe nëse nuk kemi zhvillim pozitiv së shpejti, besueshmëria e BE do të vihet në dyshim.”

Duke iu referuar bllokadës së Bullgarisë në këtë kontekst, Dimitrov theksoi se tejkalimi i këtyre çështjeve është shumë i rëndësishëm për të dy vendet, përfundimisht edhe për vetë BE-në.

“Atë që kam mësuar nga Marrëveshja e Prespës është se negociatat do të jenë të suksesshme deri sa të dy fqinjët janë fitues. Dhe mendoj se po bëjmë gjithçka që ta arrimë atë edhe me Bullgarinë. Kemi dallime. Disa nga çështjet që i vendos Bullgaria nuk janë plotësisht në përputhje me vlerat evropiane. “Jam shumë i bindur se do të ketë sukses edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Bullgarinë edhe për BE.”

Duke komentuar non-pejpërin e fundit për ndryshimin e kufijve të Ballkanit, ai theksoi se çdo zbehje e vizionit evropian për këtë rajon lind vizione kompetitive për të ardhmen, për çka BE duhet të veprojë me vendosmëri.

“Kjo e ashtuquajtura non-pejpër shkaktoi diskutim që unë e konsideroj si të rrezikshme. Vizioni i Ballkanin duhet të jetë Evropian, ku kufijtë gjithnjë e më pak janë të rëndësishëm. Mendoj që rajoni nuk ka nevojë për vende më të mëdha, por demokraci dhe ekonomi të mrekullueshme evropiane. Agjenda të tilla forcohen sepse shteret ideja evropiane për Ballkan të unifikuar në Evropë të bashkuar. Po përpiqem të aktivizoj “kambanën e rrezikut”.

Në çdo vizitën time në Greqi, përpiqem të mësoj një fjalë greke. Gjatë vizitave të para ishte “miqësi”, pastaj “marrëveshje”, pastaj “paqja “, pastaj “vizion”, dhe këtë herë është “tani”. “Tani është koha për të lëvizur duke e filluar rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.”

Intervista e Zëvendëskryeministrit Dimitrov për “Ta Nea” u realizua brenda kornizës së pjesëmarrjes së tij të dytë në Forumin Ekonomik Delphi, i cili këtë vit për shkak të pandemisë në vend të Delphi u mbajt në Athinë, në periudhën nga 10 deri në 15 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button