Sërish turma pa maska dhe distancë në klubet e natës në Shkup (Video)
Festat e klubeve të natës vazhduan pasi kufizimet u ulën dhe ora policore u shty. Videot në rrjetet sociale në dy ditët e fundit kanë qarkulluar nga një klub i famshëm i Shkupit, i cili më parë ishte mbyllur disa herë për organizimin e ahengjeve, megjithëse ato janë të ndaluara. Videot tregojnë se kryesisht të rinjtë bëjnë ahengje me këngët e famshme. Sipas video incizimeve, nuk ka asnjë distancë midis të pranishmëve.
Videot që qarkullojnë tregojnë se vetëm banakierët dhe kamerierët e punësuar nga klubi mbajnë maska mbrojtëse. “A1on” kontaktoi Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ku na thanë që inspektorët janë në terren. Nuk ka informacion nëse inspektorët kanë hyrë në klubin ku janë bërë regjistrimet.
Protokollet e punës së ambienteve të hotelierisë ndalojnë organizimin e ahengjeve, muzikës live dhe me zë të lartë. Është e ndaluar të qëndrosh në bar dhe në tavolina të larta, vetëm 4 persona mund të ulen në një tavolinë dhe ata duhet të jenë 1.5 metra larg.
Sanksionet në këtë situatë për mbylljen e objektit për një periudhë prej 10 deri në 30 ditë, një gjobë prej 5200 euro dhe akuza për kundërvajtje.