fbpx

Vaksinat në Itali ulën infeksionet për 80%, dhe vdekjet nga KOVID-19 për 95%

Rreziku i infeksionit, shtrimit në spital dhe vdekjes nga kovid-19 zvogëlohet dukshëm pas dy javësh vaksinimi, sipas raportit të parë kombëtar italian mbi efektet e imunizimit, kryer nga Instituti i Shëndetit dhe Ministria e Shëndetësisë.

Tridhjetë e pesë ditë pas vaksinimit, numri i infeksioneve është ulur me 80%, numri i shtrimeve në spital me 90% dhe numri i vdekjeve me 95%, si tek burrat dhe gratë dhe në të gjitha grupmoshat, transmeton SDK.mk.

Shifrat përfshijnë periudhën nga 27 dhjetori 2020, kur Italia nisi programin e saj të imunizimit deri më 3 maj dhe prek 13.7 milion njerëz.

95% e atyre të vaksinuar me Pfizer / Biontek ose Moderna morën të dyja dozat dhe asnjë prej atyre që ishin përfshirë në studim nuk ishte vaksinuar ende plotësisht me AstraZeneka, dmth. Ata morën vetëm dozën e parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button